Skënderbeu nuk ndalet as ndaj Teutës. Skuadra e Ilir Dajës ka fituar në shifrat 4-1 ndaj durrsakëve, të cilët para ndeshjes konsideroheshin si një prej rivalëve që ju kanë hapur më shumë probleme në sezonet e fundit.
Këtë fakt e konfirmoi edhe pjesa e parë, teksa Teuta shënoi një gol shumë të bukur me Amadu.
Kundërpërgjigja e skuadrës së Skënderbeut vjen vetëm në pjesën e dytë me Takun, i cili realizon golin e barazimit.
Më pas Skënderbeu shënon sërish me Lilaj nga pika e bardhë.
Ali Soëe dhe sërish Muzaka nga penalltia vulosin shifrat 4-1, që e mbajnë Skënderbeun në vendin e parë në renditje me 19 pikë.