FIFA zgjedh Zinedine Zidane trajnerin më të mirë të vitit

23 Tetor 2017, 21:20Sport TEMA

Zidane është zgjedhur nga FIFA trajneri më i mirë për vitin 2017. Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka lënë prapa Massimiliano Allegrin dhe Antonio Conten për ta fituar çmimin “Trajneri më i mirë i Vitit”.

Në fakt, kjo ishte e pritshme, pasi trajneri francez drejtoi ekipin në dy tituj të rëndëishëm, Champions League dhe La Liga.

Pasi mori trofeun, Zidane u shpreh me fjalë të mëdha për Real Madrid, duke falënderuar të gjithë faktorët që e çuan drejt këtij suksesi.

Numri një i stolit madrilen falënderoi gjithashtu edhe familjen e tij, që i ka qëndruar pranë vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje