Java e 9-të në Seria A ka qenë e mbushur me gola të shumtë, ndërkohë që protagonistët duket se janë të ngjashëm dhe nuk ndryshojnë nga java në javë. Ciro Immbile dhe Thomas Strakosha janë përzgjedhur sërish në listën e 20 lojtarëve më të mirë të javës nga portali i njohur italian ” tuttomercatoweb”.
Portieri i kombëtares sonë është vlerësuar me notën 6.44 në paraqitjen e tij ndaj Cagliarit. Ai ishte gjithmonë në lartësinë e duhur sa herë që është dashur ndërhyrja e tij, ndërkohë që në golin e Pavolettit u shpëtua nga ndërhyrja e VAR.
Para Strakoshës më mirë nga portierët ka bërë vetëm Handanovic që shpëtoi në disa raste ekipin e tij në duelin ndaj Napolit. Futbollisti më i mirë i javës është përzgjedhur Immobile, i ndjekur nga Dzeko dhe Insigne.
TOP 20 JAVA E 9-të
1 – IMMOBILE (Lazio) 7,17
2 – DZEKO (Roma) 6,88
3 – INSIGNE (Napoli) 6,72
4 – DYBALA (Juventus) 6,67
5 – MERTENS (Napoli) 6,63
6 – KOLAROV (Roma) 6,63
7 – LUIS ALBERTO (Lazio) 6,61
8 – KOULIBALY (Napoli) 6,61
9 – VERDI (Bologna) 6,56
10 – SKRINIAR (Inter) 6,56
11 – CALLEJON (Napoli) 6,56
12 – GHOULAM (Napoli) 6,56
13 – HANDANOVIC (Inter) 6,50
14 – ALLAN (Napoli) 6,50
15 – ICARDI (Inter) 6,44
16 – STRAKOSHA (Lazio) 6,44
17 – CRISTANTE (Atalanta) 6,44
18 – QUAGLIARELLA (Sampdoria) 6,44
19 – LJAJIC (Torino) 6,39
20 – GOMEZ (Atalanta) 6,38