Skuadra e Interit ka vazhduar me paraqitje fantastike në Serie A.
Zikalterit mposhten ne “San Siro” skuadren e Sampdorias me rezultatin 3-2.
Inter shënoi tre golat e parë me anë të Skrinari dhe bomberit Icardi i cili shenoi nje dopiete.
Por në fund Sampdoria u kundërpërgjigj me dy gola të Kownacki dhe Quagliarella, por që nuk ishin të mjaftueshëm për një pikë.
Pas kësaj fitoreje Inter merr vendin e parë më 26 pikë, një më shumë se sa Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.