Seria A/ Nuk ka surpriza, fitojnë ekipet pretendente

25 Tetor 2017, 22:55Sport TEMA

Napoli u është kthyer fitoreve pas barazimit me Interin në ndeshjen e fundit, duke mposhtur në transferte Genoan me rezultatin 2-3.

Golat për vendësit i shënuan Taraabt dhe Izzo, ndërsa për Napolin Martens i cili realizoi nje triplete.

Skuadra e Juventusit ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur SPAL-in me rezultat 4-1, ndeshje kjo në kuadër të javës së 10’ të Serie A.

Golat për Juventusin në këtë takim i shënuan Bernardeschi, Dybala, Higuain dhe Cuadrado, ndërsa për miqtë shënoi Paloschi.

Pas kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e tretë më 25 pikë, një më pak se sa Inter dhe tri më pak se sa Napoli.

Në ndeshjen tjetër Roma ka mposhtur Crutonen me rezultat minimal 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Perotti nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Roma renditet në vendin e pestë me 21 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fitore ka shënuar edhe Milan ndaj Chievos me rezultatin e thellë 1-4, fitore kjo e para pas pesë ndeshjeve.

Golat për Milanin i shënuan Suso, Oscar (autogol), Calhanoglu dhe Kalinic, ndërsa për vendësit shënoi Birsa.

Pas këtyre ndeshjeve, Napoli merr vendin e parë më 28 pikë, dy më shumë se sa Inter në vendin e dytë, ndërsa Milan ngritët në vendin e tetë më 16 pikë.

Rezultatet e sotme të Serisë A.

Atalanta 3-0 Chievo

Roma 1-0 Crotone

Bologna 1-2 Lazio

Cagliari 2-1 Benevento

Chievo 1-4 Milan

Fiorentina 3-0 Torino

Genoa 2-3 Napoli

Juventus 4-1 Spal

Sassuolo 0-1 Udineze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje