Rrëfimi i Jeminit, arbitrat dhe Duka mund të shkojnë në Prokurori

25 Tetor 2017, 19:36Sport TEMA

Ish-arbitri Lorenc Jemini ka dhënë ditën e sotme një intervistë në të përditshmen “Panorama Sport”, ku ka rrëfyer shumë element nga karriera e tij. Por, duket se dëshmia mund të jetë edhe subjekt hetimi nga Prokuroria, për aq kohë sa ka pasur dëshmi që mund të përbëjnë vepër penale. Në rast të tillë, ku Jemini mund të merret për të dëshmuar me detaje të gjitha ato që di, sigurisht që të implikuarit janë pjesë e organeve drejtuese të Federatës. Madje, nuk mund të evitohej kërkimi i një dëshmie edhe për Armand Dukën nga ana e Prokurorisë, në cilësinë e titullarit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Më poshtë, janë edhe përgjigjet e dhëna nga ish-arbitri Jemini, të cilat kanë patjetër nevojë për një hetim më të gjerë, të cilin mund ta bëjë vetëm Prokuroria.

Pyetja: A keni pasur ndonjëherë urdhra nga lart për një ndeshje të caktuar?

Jemini: “Po, ka ndodhur. Por nuk është fjala “urdhër” termi i duhur. Më shumë kanë qenë “orientime”.”

Është e nevojshme që Jemini të tregojë se kush janë personat që kanë dhënë “orientime” për fatin e ndeshjeve të caktuara, për aq kohë sa bëhët fjalë për funksionarë të futbollit. Pse i kanë dhënë orientimet?! Kush ishin klubet ku arbitrat janë “orientuar” për t’i penalizuar apo favorizuar?! Kush janë arbitrat që i kanë zbatuar me përpikmëri këto orientime?! Pyetje, ku përgjigja e të cilave sjell në akuzën e “paracaktimit të rezultateve të ndeshjeve”.

Pyetja: A keni gabuar ndonjëherë me dashje?

Jemini: Po, mund të kem gabuar edhe me dashje.

Është e nevojshme që Jemini të tregojë se kur ka gabuar me dashje, në cilat ndeshje dhe cilat janë klubet që prej gabimeve me dashje janë favorizuar dhe penalizuar. A ka pasur “orientime” edhe në këto gabime dhe kush janë ata që kanë dhënë “orientimet”. Përgjigja e të dyja pyetjeve është kundërvajtje penale. Më poshtë është edhe neni përkatës:

Neni 197/a “Paracaktimin e rezultateve në garat sportive thotë:

Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 500 000 (pesëqind mijë) lekë deri në 3 000 000 (tre milionë) lekë ose me burgim nga tre muaj deri në dy vjet.

Pyetja: A ka arbitra të korruptuar në Shqipëri?

Jemini: Besoj se po. Ka korrupsion edhe tek arbitrat. Në Shqipëri nuk mund të jenë gjyqtarët e futbollit pjesa më e pastër kur ka korrupsion në të gjitha aspektet e shoqërisë. Të mos bëhemi hipokritë

Për aq kohë se Jemini mendon se ka korrupsion, atëherë kush janë arbitrat që janë korruptuar. Pse del ai në këtë konkluzion?! Edhe kjo është një vepër që dënohet me burgim nga 2 deri në 8 vite. Saktësisht:

Neni 259 – Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt ose i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksione publike, për të kryer ose mos kryer një veprim, që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet dhe me gjobë nga pesëqind mijë deri në tre milionë lekë.

Me të gjitha këto përgjigje, a duhet Prokuroria të nisë një hetim dhe të pyesë Lorenc Jeminin?! Ai duhet të japë shpjegime, në mënyrë që të gjitha personat që janë korruptuar, që kanë dhënë “orientime” dhe që kanë paracaktuar rezultatet, të përgjigjen para ligjit. A duhet të merret edhe Armand Deka në pyetje, për aq kohë sa edhe ai ka pranuar publikisht ka arbitra të korruptuar. Çfarë di presidenti i Federatës për korrupsionin e arbitrave?! Për aq kohë sa korrupsioni i tyre sjell edhe paracaktim të rezultateve, ka ardhur koha që ata që dinë, duhet te flasin. Dhe pyetjet duhet t’i bëjë Prokuroria…

/VipSport.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje