E vranë apo vrau veten arbitri Jemini? Thikën ia futi vetë “mbreti’ Duka

26 Tetor 2017, 10:59Sport TEMA

Paskemi qënë mirë kur arbitrat i duronim vetëm për ato që bënin në fushë dhe nuk dëgjonim përralla në mikrofon apo në gazeta sepse u kishin prerë gjuhën. Mbahet mend rasti unikal dhe s’do të harrohet, kur Enea Jorgji në një ndeshje fatlume, fitoi telebindon pas një beteje që e bëri lesheli, duke eksperimentuar dhe  automaviolën pas gafave rrezatuese.

Ditët e fundit, fati i përmbysur kokeposhtë i arbitrit Jemini, në lidhje me pronarin e arbitrave, presidentin Duka, ka provokuar  intervistën maratonë të viktimës më të freskët. Jemini ka folur gjatë, i ka vënë në gjumë gjithë ata që shpresonin të mësonin se si kurdisen skenaret para ndeshjeve, si kursiden kukullat e zeza apo ndryshe “barbit me bilbil”.

Më i miri në fushë, kur gjykonte me kompetencë dhe me poza autoritare, sapo është flakur nga “pindërit zyrtarë”, shëmbëllen me një të penduar që do të flasë gjatë, pa i rënë shkurt gjërave, bile duke qerasur me karamele edhe dhunuesit e tij, presidentët. Momenti më pikant, a e dini kur mbërrin, sapo Lorenc Jemini pyetet nëse ka marrë ndonjë shpjegim nga presidenti Duka për këtë përjashtim spektakolar për nga stili, apo e ka takuar personalisht “mbretin”.

Ata që besojnë tek filmat që luhen me top e me bilbil , kanë mbyllur sytë dhe kanë hapur zemrën në momentin kur Jemini ka dhënë përgjigjen e thatë: “I shkrova mesazh dhe as më ktheu përgjigje”.

Besoni apo s’besoni, “mbreti’ dhe Jemini janë takuar kokë më kokë. Ndryshe nga herët e tjera, kur duhej paracaktuar me besueshmeri fiTuesi dhe humbesi. Këtë herë, takimi ishte krejt ndryshe, siç ndahen dy të dashur që kanë përdorur njëri- tjetrin.  Në ditët me diell, kur të dy ishin më të mirët, njëri në tribunë dhe tjetri mbi bar, kuptoheshin me sy , sa fjalët ishin të tepërta, për atë që do të ndodhte në fushë. E dini çfarë i ka thënë Duka arbitrit tradhëtar, që kishte “vrarë” pa lejen e tij? Le të thotë Jemini se nuk janë takuar, por dialogu ka hyrë me meritë në muzeum  e mëkateve  “ Pse mërzitesh, o Lenco? Kështu e ka kjo punë, o robo. Ti ishe më i miri, sa i luaje ato me kokën tënde..”

Të gjithë arbitrat e lënë kokën në shtëpi kur nisen për ndeshje, sepse marrin një tjetër në laboratorin e FSHF-së, Jemini i lodhur duke marrë kokën borxh, sepse as nuk ngjasonte me ushtarët e tjerë, vuri prapë kokën e tij këto vitet e fundit.  Një kokë që dinte aq shumë dhe kishte fituar aq pushtet, sa ishte gjynah që të mos dilje pak nga reshti…

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje