Suso: Do qëndroj tek Milani për një kohë të gjatë

26 Tetor 2017, 17:00Sport TEMA

Suso nuk frikësohet një largimi të mundshëm nga klubi i Milanit për shkak të “Fair Play Financiar”.

Mesfushori spanjoll i kuqezinjve, shkëlqeu të mërkurën në sfidën kundër ekipi të Chievos, duke qenë një ndër më mirët në fitoren e thellë 4-1 që Milani e mori në transfertë.

Suso është një ndër lojtarët që mund të sakrifikohet gjatë verës për shkak të “Fair Play Financiar”, por spanjolli nuk e beson një gjë të tillë.

“A mund të sakrifikohem për çështje ekonomike? Nuk ka shumë që kam rinovuar. Marco Fassone nuk më tha asgjë, nëse do të kishin dashur të më shesin, atëherë do të më kishin thënë para se të rinovoj kontratën. Mendoj se duan që unë të qëndroj këtu për një kohë të gjatë”, tha Suso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje