Ndonëse është kreu i Komisionit të Vlerësimit të Arbitrave dhe personi që duhet ta ketë më të qartë se cilido situatën e Lorenc Jeminit, i përjashtuar nga arbitrimi, Bujar Pregja rezervohet në lidhje me situatën e ish-gjyqtarit të FIFA-s.
I kontaktuar nga “Panorama Sport”, në lidhje me deklaratat e bëra për gazetën nga Jemini, Pregja fillimisht përgjigjet prerazi:
“Nuk kam asnjë koment për çfarë ka thënë ai, – më tej shton. – Nuk e kam lexuar deklaratën e tij”, i pyetur nga gazeta në lidhje me akuzat konkrete të bëra nga Jemini, apo edhe për faktin se ish-arbitri nuk ka marrë asnjë përgjigje nga instancat e arbitrimit, Pregja delegon mundësinë e përgjigjes së tij tek zyra për shtyp e FSHFsë:
“Merrini leje zyrës për shtyp që unë të flas për Jeminin”. Ndonëse sistemi i arbitrimit është i ndikuar shumë nga federata, rrezikon që të bëhet vegël. Qoftë edhe vetëm për të shmangur hipokrizinë me opinionin sportiv, vetë sistemi i arbitrimit duhet të pranojë varësinë nga institucioni i futbollit në vend, ashtu siç edhe vetë deklarohet nga kryetari i njërit prej komisioneve më të rëndësishme të gjykimit, dhe të mos predikohet pavarë- sia ndaj FSHF-së.