Trajneri i Partizanit Mark Iuliano ka testuar sot grupin me një ndeshje miqësore përballë skuadrës së Partizanit B ndeshje e cila është luajtur në orën 11:00 në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz.
Ekipi i parë ka bindur në këtë takim miqësore duke realizuar plot gjashtë gola, ku në këtë sfidë spikati sulmuesi Basrak.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga Shahinas.
Në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Iuliano kanë thelluar rezultatin me autor të golave G.Krasniqi, Trashi, dhe një tregolësh i realizuar nga Basrak.
Luliano hodhi nga minuta e parë këtë formacion: Haxho, Atanda, Kotobelli , G. Krasniqi, Selvagio, Shahinas, Ëarley, Herrera, Bardhi, Djidjiëa, Fili
U aktivizuan: Hida, Trashi, Basrak, Ibrahimi, Vila, Asani, Batha, Progni, La Camera