Neymar nuk është i kënaqur me trajnerin e Paris Saint-Germain, Unai Emery
Sipas “UOL Sport”, raportet mes sulmuesit brazilian dhe trajnerit të Paris Saint-Germain, Unai Emery janë të acaruara.
Thuhet se ylli i PSG-së është i lodhur nga trajneri spanjoll, i cili në vend të stërvitjes e detyron ekipin të shikoj video.
Neymar dëshiron që të ketë më shumë stërvitje me topin dhe jo të shikoj video.
Braziliani gjatë verës u transferua nga Barcelona tek Paris Saint-Germain me një shifër rekord 222 milionë euro.
Përveç pagës së majme, Neymar ka shumë privilegje në krahasim me lojtarët e tjerë të Parisit.