730 milionë njerëz do të ndjekin ndeshjen Milan-Juventus

27 Tetor 2017, 14:06Sport TEMA

Milani dhe Juventusi do të përballen nesër, në San Siro në orën 18:00, në kuadër të javës së njëmbëdhjetë të Serie A

Të gjitha biletat për të ndjekur këtë super sfidë janë shitur.

Por, tifozët të cilët nuk kanë mundur ta sigurojnë një biletë për këtë takim atëherë sytë duhet t’i drejtojnë nga televizori.

Sipas Cacliomercato.com këtë ndeshje do ta transmetojnë mbi 200 kanale televizive në mbarë botën.

Në bazë të një parallogaritje, ndeshja mes Milanit dhe Juventusit do të shikohet nga 730 milionë njerëz në mbarë botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje