Pas dy fitoreve rresht, nesër Juve do të përballet në “San Siro” kundër Milanit.
“Është një provë e mirë, ne duhet të marrim tre pikët. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme, Milani ka cilësi të shkëlqyeshme, është pak mbrapa në renditje, por do të luftojë për pozicionet e para.
Kemi bërë shumë dhe ka më pak gabime, ne kemi punuar dhe ndoshta do të ketë më pak gabime teknike nesër “, tha Allegri në prag të kësaj sfide.
Ish trajneri i Milanit foli dhe për mungesën e Leonardo, Bonuccit.
“Më vjen keq që ai nuk do të jetë kundër nesh nesër, sepse në këto ndeshje të shkëlqyeshme duhet të jenë të gjithë”