Milan, Montella: Fitorja me Juventusit do të jetë pikë kthese

27 Tetor 2017, 15:41Sport TEMA

Fitorja kundër Chievos ka rivendosur qetësinë tek Milani, por Rossonerët tani kërkojnë konfirmimin e ecurisë positive dhe në super sfidën kundër Juventusit.

Trajneri i kuqezinjve Viçenzo Montella, u shpreh në konferencën për shtyp se fitorja ndaj kampionëve të Italisë do të jetë pika e kthesës për ekipin e tij.

“Është sfida ku mund të bëjmë kthesën. Ne letër nuk duket përballje mes të barabartësh, sepse ata janë kampionë të Italisë prej gjashtë sezonesh radhazi, por ne kemi dëshirë të kthehemi për të rivalizuar në këto nivele”, ka deklaruar Montella.

“Lojtarët janë shumë të motivuar edhe unë jam krenar që drejtoj Milanin. Kam një dëshirë të madhe për ta mposhtur Juventusin”, ka theksuar tekniku kuqezi.

Super sfida mes Milanit dhe Juventusit do të luhet nesër në orën 18:00 në stadiumin “San Siro”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje