Zyrtare, Sodiq Atanda rinovon me Partizanin deri në vitin 2019

27 Tetor 2017, 16:21Sport TEMA

Klubi i Partizanit ka njoftuar ditën e sotme se ka arritur marrveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit me lojtarin e tyre Sodiq Atanda.

Mbrojtësi Nigerian ka rinovuar me 15-të herë kampionët e vendit edhe për dy sezone të tjera duke shprehur vullnetin dhe dëshirën, për të mbajtur veshur fanelën e kuqe.

Në këtë mënyrë Atanda do të jetë pjesë e Partizanit deri në vitin 2019.

Mbrojtësi 24 vjeçar është transferuar tek klubi i Partizanit gjatë merkatos së Janarit të viti 2015 nga ekipi i Apolonsë, dhe do të vijoj të jetë pjesë e të kuqve deri në vitin 2019.

Atanda është një nga pikat më të forta në qëndërmbrojtën e Partizanit së bashku me Krasniqin dhe Malotën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje