Reagon klubi i Flamurtarit: Vazhdon masakra e FSHF-së, vendimi ndaj nesh nuk bazohet në rregullore

27 Tetor 2017, 22:09Sport TEMA

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës që dënoi ashpër klubin e Flamurtarit me katër ndeshje pa spektatoë dhe gjobë, ka ardhur dhe reagimi i klubit vlonjat.

Përmes një reagimi klubi i Flamurtarit ka zbuluar shkeljen e FSHF-së për dënimin ndaj tyre duke cituar si të pabazuar në rregullore,

Klubi i Flamurtarit e ka cilësuar si një masakër këtë vendim të FSHF ndaj klubit të tyre.

Reagimi i plotë i klubit të Flamurtarit.

– Vazhdon masakra e FSHF-se ndaj Flamurtari Football Club .
Vendimi i sotem i KSD si me poshte :

1 . Flamurtari” F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve duke përdorur parrulla e shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimit e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë .

– Vendimi I KDS nuk eshte I bazuar ne rregullore

Neni 66
Përgjegjësia për sjelljen e spektatorëve

Pika 1 . Personat juridikë, shoqatat dhe/ose klubet mikpritëse të
ndeshjeve janë përgjegjëse për sjelljen e gabuar të
spektatorëve, pavarësisht se faji mund të kryhet me
vetëdije apo pa vetëdije, dhe si rrjedhim dënohen me gjobë
në çdo rast. Mund të vendosen edhe dënime të tjera në
rastin e verifikimit të ngjarjeve të rënda.

Pika 3 . Sjellje e gabuar përfshin akte të dhunës ndaj personave
ose objekteve, lëshimi ose hedhja e mjeteve ndezëse,
hedhja e fishekzjarrëve, paraqitja e parullave politike ose
ofenduese të çfarëdolloj forme, shprehja e fjalëve ose
zhurmave/tingujve ofenduese, ose hyrja në fushën e lojës.
Në rastin e verifikimit të shkeljeve si më sipër ndaj perso-
nave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen
si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dëni-
met si më poshtë:

germa b ) . Në rastin e hedhjes së mjeteve ndezëse, hedhjes
së fishekzjarrëve, hedhjes së gurëve ose sendeve
të tjera brenda rrethimit të fushës së lojës, duke
shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të përkoh-
shme të lojës, sanksionohen me ndalimin e zhvilli-
mit të ndeshjes në stadiumin përkatës për jo më
pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë .

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje