Shkëlqen Higuain, Juve mposht Milanin në ''San Siro"

28 Tetor 2017, 20:14Sport TEMA

Juventusi është treguar i fortë përballë Milanit duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në “San Siro”.

Kjo ishte nata e Gonzalo Higuain, që pavarësisht se nuk po kalon një sezon të mirë, shënoi dy golat për “Zonjën e Vjetër”, në minutat 23’ dhe 63’, për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas këtyre dy golave, Higuain ka shkuar në kuotën e 101 finalizimeve në Serie A, 71 me fanellën e Napolit – 30 me atë të Juventusit.

Pas kësaj fitore, Juventusi ka rrëmbyer kreun e tabelës në Serie A me 28 pikë, aq sa ka edhe Napoli që nesër luan me Sassuolon dhe dy më shumë se Interi që të hënën luan me Hellas Veronan.

Ndërsa Milani mbetet në vendin e tetë me 16 pikë dhe rrezikon të bie edhe më poshtë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje