Kërcënim i ri nga ISIS: Messi dhe Neymar janë protagonistë

29 Tetor 2017, 12:40Sport TEMA

Shteti Islamik (ISIS) ka bërë një tjetër kërcënim, ku janë të përfshirë dy yjet e futbollit Lionel Messi dhe Neymar.

ISIS kërcënon se do të kryej sulme terroriste në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duke përdorur një foto me Messin dhe Neymarin.

Argjentinasi shihet i ekzekutuar, ndërsa Neymar para momentit kur do t’i hiqej koka.

Ata thonë se nuk do të ketë qetësi, deri sa të gjithë të bëhen myslimanë.

Messi dhe Neymar tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kupën e Botës me kombëtaret e tyre Argjentinën dhe Brazilin.

Kupa e Botës do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje