Quhet Astrit Ajdareviç dhe është 27 vjeç, futbollisti më i ri që pritet të afrojë Cristian Panucci, në kombëtaren shqiptare.
Mesfushori luan aktualisht për grekët e AEK-ut të Athinës, ka lindur në Prishtinë dhe është me origjinë nga Metvegja.
Ajdareviç ka pranuar se i ka dhënë fjalën Panuccit, që të vijë me kombëtaren shqiptare, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Skype, në emicionin ‘Zona Gol’.
“Vendosa të zgjedh Shqipërinë, u mendova gjatë. Kam zgjedh vërtetë me zemër, sepse unë më parë kam luajtur edhe me Suedinë deri në 21 vjeç. Kam folur 2 muaj me parë me drejtuesit e Shqipërisë. Nuk ishte vendim i lehtë, por tani e kam vendosur dhe do jem pjesë e Shqipërisë. Nuk kam ardhur më parë në Shqipëri, por mezi po pres. Kudo që kam qenë kam thënë jam shqiptar dhe tani do të vazhdoj të jem zyrtarisht”, ka deklaruar Astrit Ajdaroviç.
Ajdareviç ka luajtur për të gjithë ekipet e moshave në Suedi, deri te U-23, me të cilën ka luajtur vetëm 4 ndeshje.