Tare: 70 milionë për Immobilen? Ndihet pjesë e projektit të Lazios

29 Tetor 2017, 13:48Sport TEMA

“Ciro Immobile nuk do të largohet nga Lazio. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2023 dhe do të qëndrojë me shumë kënaqësi te ne”.

Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i cili më pas iu përgjigj pyetjes për një ofertë të mundshme për sulmuesin nga Lindja e Largët.

“70 milionë për Immobilen? Nuk na ka ardhur asnjë ofertë e tillë për këtë futbollist dhe nuk kemi patur kontakte me asnjë klub,” – sqaroi më tej Tare.

“Ai ndihet shumë i lumtur te Lazio, sepse është në qendër të projektit tonë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje