Flamurtari bën surprizën e radhës në javën e 8-të. Vlonjatët marrin një fitore me shumë vlera 1-0 ndaj Partizanit në “Selman Stermasi”.
Trajneri Duro ka triumfuar ndaj skuadrës së tij të zemrës, në një ndeshje që ishte shumë e dobët për ekipin e drejtuar nga Mark Iuliano.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ardit Hoxhaj në minutën e 26-të, pas një veprimi të bukur në zonë, duke lënë të shtangur portierin e të kuqve.
Më tej ndeshja ka dhuruar pak raste, teksa Partizani u zgjua vetëm në fillimin e pjesës së dytë me Vilën dhe Herrerën, por që ishin të pamjaftueshme për të dalë me pikë nga kjo ndeshje.
Flamurtari ngjitet në kuotën e 15 pikëve, 4 më shumë se Partizani.