Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, e sheh humbjen e sotme jo si një hap prapa, por një mungesë fati. Në fjalët për “SuperSport”, Iuliano deklaroi se e shihte rezultatin e sotëm si të gënjeshtërt.
“Një mëkat, sepse kemi pësuar një gol me një gjuajtje pas një harkimi që kishim përgatitur të gjithë javën. Kemi bërë aksionet më të mira gjatë ndeshjes, ndaj një skuadre ku thuajse nuk kemi pësuar asnjë gol, ishim të pafat, është mëkt për djemtë, se kemi humbur mundësinë të kthenim në shina ndshjen, nuk u kthyem pas, ishim të pafat, kemi bërë një ndeshje të mirë dhe rezultati është pak gënjeshtar. Na vjen keq por nuk mbaroi sot kampionatit, duhet të rikuperojmë pikë sepse kemi muaj para, kemi mundësinë dhe dëshirën. Duke realizuar atë që punojmë do të rifitojmë pikët që humbëm sot” tha luliano.
Ndërsa trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro u shpreh.
“Nuk doja të isha unë shkas për humbjen e Partizanit, e them sinqerisht. Por unë jam profesionist dhe dua të bëj maksimumin për Flamurtarin. Ishte një ndeshje e vështirë. E kisha bindur skuadrën gjatë gjithë javës se mund të fitonim ndaj Partizanit.
Ishte një fitore e rëndësishme ndaj një rivali. Por, kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë kohës për të arritur objektivat tona. Të jem realist, unë e njoh Partizanin, sepse disa lojtarë i kam sjellë vetë aty. Unë e përqendrova vëmendjen time te Trashi, që është një futbollist i rëndësishëm për të kuqtë.Duke izoluar Trashin, por edhe Prognin në të djathtë kemi mbyllur lojën e Partizanit” tha Duro.