Hamilton, 4 herë kampion bote në Formula 1

29 Tetor 2017, 21:50Sport TEMA

I duhej vendi i 5-të, për t’u shpallur kampion, por Lewis Hamilton e ka fituar titullin Kampion Bote në Formula 1 nga vendi i 10-të.

Ka nisur ashtu siç nuk mund të pritej kurrë gara për Çmimin e Madh të Meksikës, me dy pretendentët Vettel dhe Hamilton që pa mbaruar xhiroja e parë e kanë parë veten në dy vendet e fundit.

Vettel tentoi gjithçka për t’ia dalë mbanë duke e përfunduar garën në vendin e katërt, por nuk ka marrë pikët e nevojshme për të qenë akoma në garë me pilotin britanik.

Vettel nisej i pari, por Verstappen e ka parakaluar duke pasur edhe një kontakt mes tyre, piloti i Ferrarit është parakaluar menjëherë edhe nga Hamilton, shkruan “Top Channel”.

Në kthesë ka pasur një tjetër kontakt, këtë herë mes Vettel dhe Hamilton, ku pjesa e përparme e Ferrarit është shpërbërë kur ka kapur në gomën e Mercedesit të Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje