Keidi Bare: Ftesa e Panuccit? Më mirë vonë se kurrë!

30 Tetor 2017, 10:22Sport TEMA

Keidi i Bare ishte i ftuari i vecantë i emisionit “Zona Gol” në Supersport, ku foli nëpërmjet “skype” për aventurën e tij tek Atletico e Madridit, por edhe për ambiciet në Kombëtaren “Kuqezi’.

“Unë stërvitem me ekipin e parë, por kur nuk grumbullohem nga trajneri, atëherë i bashkohem skuadrës së dytë të Atleticos. Ndaj Villarealit ne luajtëm shumë më mirë, por ata arritën të na barazonin. Sa i përket rivalitetit, edhe te moshat ka një urrejtje më të madhe për Realin e Madridit.”

Lidhur më marrëdhënien e tij me vazjën e ndihmëstrajnerit të Atleticos, 20-vjecari theksoi:

“Unë cdo gjë e kam arritur me forcat e mia, me këmbët e mia. Jam ose jo i lidhur me vajzën e një prej pjesëtarëve të stafit teknik unë do të vazhdoj të bëj punën time. Ndoshta në të ardhem edhe mund të ndërroj ekip për të luajtur më shumë, por momentalisht po mendoj të bëj më të mirën për Atleticon.”

Sigurisht një nga temat e diskutuara me panelin e “Zona Gol” ishte kombëtarja.

Ftesa nga Panucci? Më mirë vonë se kurrë. Lidhja ime me Shqipërinë është shumë e fortë dhe e ndiej shumë mungesën e vendit tim.

 

1 komente në “Keidi Bare: Ftesa e Panuccit? Më mirë vonë se kurrë!”

  1. shqiptari says:

    RRESPEKTE DHE SUKSESE NE KARJERENTENDE SI FUTBOLLIST , esht fat per komtaren ton qe pret sherbimin nga nje lojtar si BARE , qe esht shum i talentuar , mi te gjitha esht SHQIPTAR 100 karat , respekte duam te shohim sa me shpejt ne komtare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje