Carlos Del Cerro, “bilbili” i drejtësisë te Partizani i Beogradit – Skënderbeu

30 Tetor 2017, 13:25Sport TEMA

Carlos Del Cerro është arbitri i përcaktuar nga UEFA për të vënë drejtësi në ndeshjen ku Skënderbeu do të luajë në fushën e Partizanit të Beogradit, në raundin e katërt të fazës së grupeve të Europa League.

Spanjolli 41-vjeçar është një prej gjyqtarëve të Primera Division, ndërsa mban stemën e FIFA-s për ndeshjet ndërkombëtare prej vitit 2013.

Në edicionin e kaluar të Kupës së Mbretit Del Cerro drejtoi edhe finalen, ku Barcelona fitoi 2-0 përballë Sevillas në “Camp Nou”.

Arbitri nga Madridi nuk është i panjohur për skuadrat shqiptare, pasi në edicionin 2015-2016 të Europa League gjykoi ndeshjen e turit të parë kualifikues, ku Laçi barazoi 1-1 në shtëpi përballë azerëve të Inter Baku.

Asistentë të Carlos Del Cerro do të jenë José María Sanchez Martinez dhe Santiago Jaime, ndërsa trupa spanjolle plotësohet nga arbitri i katërt, Javier Rodriguez.

Bazuar në 20 sfidat e fundit ndërkombëtare që ka drejtuar, Del Cerro është një arbitër që akordon mesatarisht 4 kartonë të verdhë në ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje