Derbi mes Milanit dhe Interit për talentin koreano-verior

30 Tetor 2017, 15:34Sport TEMA

Inter dhe Milan, dy klube në pronësi të kinezëve kanë hyrë në garë për një talent që mund t’u shërbejë ekipeve edhe në fushë por edhe në imazh në tregun aziatik.

Bëhet fjalë për Han Kwang-song, sulmuesin e Cagliarit i cili po shkëlqen në huazimin te Perugia në Serinë B.

Deri tani ai ka shënuar 6 gola në 9 ndeshje dhe blerja e tij nga Milani ose Interi do të kishte edhe efekt për rritjen e popullaritetit në Korenë e Veriut të kuqezinjve ose zikaltërve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje