Në Serbi urrejnë Partizanin e Beogradit: Po fitojnë me gjyqtarë

30 Tetor 2017, 15:23Sport TEMA

Skënderbeu mund të përfitojë nga kaosi që ka filluar në Serbi ku Partizani i Beogradit është vënë në shënjestrën e akuzave të rënda nga rivalët dhe mediat për shkak të mënyrës së dyshimtë se si po fiton ndeshjet në kampionatin vendas.

Dje, rivali i radhës i ekipit korçar fitoi 2-1 më një gol në minutën e 7 shtesë, ndërsa gjyqtari kishte akorduar 5 të tilla. Më parë, Toshiç kishte shpërdoruar një penallti të dyshimtë të akorduar në minutën e 88 të sfidës ndaj Borac.

Menjëherë pas ndeshjes, klubi i Crvena Zvezdës, rivalit kryesor të Partizanit të Beogradit, akuzoi drejtuesit më të lartë të Federatës Serbe se po ndihmonin Partizanin të shpallej kampion.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, cilësohej si i turpshëm gjykimi i ndeshjes së mbrëmshme. “Partizani favorizohet, si në kohën kur presidenti ishte Tomislav Karaxhiç. Në fakt, tani është më keq, pasi presidenti aktual i Federatës drejton gjyqtarët e Superligës dhe fakti që fshihet pas shumë komisionesh, nuk mund të mashtrojë askënd”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Sipas mediave vendase, do të propozohet që gjyqtari Novica Anxhelovski, i cili drejtoi dje dhe është akuzuar shpesh për favore ndaj Partizanit të Beogradit, të përjashtohej përfundimisht nga gjykimi pas këtij skandali. Me pak fjalë, në Serbi të gjithë janë kundër Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeu mund të përfitojë nga këto shpërqendrime për të marrë një rezultat të rëndësishëm në Beograd.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje