Igli Tare është kandidati potencial për të fituar çmimin “Drejtori sportiv më i mirë i vitit”, një çmim që jepet nga një prej portaleve sportive më popullore në Itali, “Tuttomercatoweb”.
Në votimin e deritanishëm, Igli Tare, i cili është drejtori sportiv i Lacios, ka grumbulluar 33.82% të votave, duke lënë pas Mateo Lauriolën e Karpit me 26.88%.
Interesant është fakti, se Xhuzepe Marotai Juventusit ka grumbulluar deri tani vetëm 1.45% të votave.
KLASIFIKIMI I DERITANISHËM
1 – TARE Igli (Lacio) 33.82%
2 – LAURIOLA Mateo (Karpi) 26.88%
3 – VANJATI Davide (Spal) 10.98%
4 – MIRABELI Masimiliano (Milan) 6.65%
5 – XHANITI Marco (Frozinone) 2.89%
6 – FAXHIANO Daniele (Parma) 2.60%
7 – OSTI Karlo (Sampdoria) 2.02%
8 – AKARDI Pietro (Empoli) 1.73%
9 – MAROTA Xhuzepe (Juventus) 1.45%
10 -SARTORI Xhovanni (Atalanta) 1.45%