Champions League/ Roma leksion Chelseas. Kualfikohen PSG dhe Bajerni i Mynihut

31 Tetor 2017, 22:44Sport TEMA

Skuadra italiane e Romës ka dhuruar njê paraqitje spektakolare në ndeshjen e stome ndaj Chelsea.

Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin e thellë 3-0.

Golat për italianët në këtë takim i shënuan Stephan el Shaarawy që shënoi një dopietë dhe Diego Perrotti.

Pas kësaj fitoreje Roma merr vendin e parë në Grupin C me 8 pikë, një më shumë se sa Chelsea në vendin e dytë.

Barcelona nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0-0 me Olympiacosin, në kuadër të grupit D të Ligës së Kampionëve.

Katalonasit kishin rastet e tyre për shënim, por në fund u desh të kënaqeshin me një pikë.

Në barazim përfundoj edhe ndeshja tjetër e këtij grupi ndërmjet Sportingut dhe Juventusit, por me rezultat 1-1.

Skuadra angleze, Manchester United ka shënuar fitoren e katërt në katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, kësaj radhe ndaj Benficas në Old Trafford me rezultatin 2-0.

Golat për Unitedin në këtë ndeshje i shënuan Mile (autogol) dhe Blind nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitoreje Unitedi ruan vendin e parë më 12 pikë në grupin A dhe i duhet vetëm edhe një pikë për kualifikim në fazën tjetër.

PSG ka marrë edhe fitoren e katërt nga katër takime në Grupin B, pas fitores 5-0 ndaj Anderlechtit.

Golat për skuadrën franceze në këtë takim i shënuan Verratti, Neymar dhe Kurzawa het trik.

Pas kësaj fitoreje PSG ruan vendin e parë më 12 pikë dhe siguron kalimin në fazën tjetër, ashtu sikurse edhe Bayern Munich që mposhti 1-2 Celticun në tranfertë, me golat e Kingsley Coman dhe Javi Martinez, ndërsa për vendësit shënoi McGregor.

Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë më nëntë pikë dhe siguron po ashtu kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Rezultatet e mbremjes se sotme te “Uefa Champions League”

Roma 3-0 Chelsea

Atl Madrid 1-1 Qarabag

Basel 1-2 CSKA Moscow

Celtic 1-2 Bayern Munich

Manchester United 2-0 Benfica

Olimpiacos 0-0 Barcelona

PSG 5-0 Anderleht

Sporting 1-1 Juventus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje