Mesazhi i portierit serb: T’i presim shqiptarët siç na pritën

1 Nëntor 2017, 10:26Sport TEMA

Të enjten në Beograd në fushë do të luhet një ndeshje shumë e rëndësishme për fatet e kualifikimit për në fazën tjetër mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.

Edhe pse më shumë po flitet për gjërat jashtë fushave, portieri i skuadrës serbe kërkon që të flitet më shumë për futboll, dhe shqiptarët t’u rezervohet e njëjta pritje që ata u bënë disa ditë më parë.

“Ky është një mesazh për të gjithë, që të sillen normalisht, dhe të vlerësojnë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Nuk kemi pasur asnjë moment të pakëndshëm. Do të kërkoja nga fansat që të sillen në mënyrë korrekte, dhe të mos bëjnë veprime të pakëndshme, sepse Partizani është mbi të gjitha”, ka thënë ai.

95 kamera do të jenë të instaluara në stadiumin e Beogradit për të regjistruar veprimet e tifozëve në tribuna dhe për të gjetur fajtorët nëse do të ketë incidente.

“Çdo veprim do të dënohet duke na lënë më tribuna të boshatisura. Edhe nëse fitojmë ndaj Skënderbeut, më pas nuk do të keni mundësinë që ta shohin ndeshjen ndaj Young Boys. Do t’ua kërkoja këtë ndër, që të bëheni të zgjuar, dhe të mos përdorin forcën gjatë të enjtes. Të gëzohemi pa ndonjë dënim të UEFA-s”, ka thënë portieri i kombëtares serbe, i cili dha një mesazh shumë domethënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje