Mjekët ligjorë që kanë bërë autopsinë e Adelajda Xhamanit, kanë përjashtuar mundësinë që 31-vjeçarja të ketë humbur jetën nga epilepsia.
Nga ana tjetër, nuk është konstatuar të ketë pasur shenja dhune, bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, shenja injeksioni apo të përdorimit të alkoolit para vdekjes.
Por mjekët nuk kanë arritur dot të zbardhin arsyen e vdekjes së saj.
Ata thonë se Adela mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e avancimit të ndonjë sëmundje për të cilin ajo nuk kishte dijeni.
“Nga autopsia dhe ekspertiza paraprake nuk hasëm ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia. Mendojmë se ajo mund të ketë pasur probleme të tjera shëndetsore, si luhatjet e tensionit, anemia, leucemia, apo të tjera shqetësime, për të cilat ajo nuk kishte dijeni”, thanë burime nga Mjekësia Ligjore për Panorama.
Disa mjekë kardiologë thanë se vitet e fundit, ngjarje të tilla, pra problemet kardiake, të cilat besohet se shkaktuan vdekjen e Adelës, sa vijnë e bëhen më të shpeshta.
Sipas specialistëve të sëmundjeve kardiovaskulare, problemet kardiake u kanë marrë jetën dhe personave në moshë më të re se Adela. Ata shprehen se janë disa faktorë që shkaktojnë infarkt, si stresi, ushqimet jo të shëndetshme, mungesa e aktivitetit fizik, etj.
Infarkti sipas tyre mund të paralajmërohet nga një puls i shpejtë ose i pa rregullt, shoqëruar me lodhje, marramendje apo mungesë frymëmarrjeje. Këto mund të jenë tregues të qartë të një sulmi kardiak, insuficence kardiake ose aritmie.
Nëse aritmia nuk kurohet, mund të çojë në goditje në tru, insuficience kardiake deri në vdekje të papritur. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë marrje mendsh dhe humbje të ndjenjave. Shkaktare mund të jenë aritmitë e zemrës.
Mund te kete qene aritmi ventrikulare. Por anatomopatologu duhet te kete pas kryerjes se autopsise nje gjykim me te prere sesa keto hipoteza qesharake. Autopsia nuk sherben vetem per te perjashtuar shkaqe te mundshme por edhe per te percaktuar shkaqet reale. I jane bere kufomes analizat e mbetjeve ne stomak dhe ne zorre? Cfare ka dale? Organet e buta, indet, truri, enet e gjakut…e kuptoj se gazetaria e kazanit ka kulturen katundare te klubeve te fshatit, por mos merrni mundimin as te formuloni dy rreshta nese nuk kuptoni gje. Pastaj ankoheni se ai gjatoshi ju fyen publikisht. Delenxhinj.
Ha, ha, ha,
Ky na qenka dhe raporti ligjor i mjekeve dhe analiza e autopsise se te ndjeres Adelajda!
Mund te kete qene edhe nga kjo gje, edhe nga ajo gje, me nje fjale mund te kete qene nga nje gje qe ajo nuk e ka ditur, por qe as ne specialistet e autopsise dhe as ata spacialistet qe e kane vizituar ate kur ka qene gjalle, nuk e dime se nga i ka ardhur “arresti kardiak” dhe per pasoje edhe vdekja.
Edhe nje muhabet ne kafene nga njerez qe ndjekin internetin do te ishte me profesional dhe do te sqaronte me shume gjera per kete fatkeqesi.
Pyetja e pare qe me erdhi nder mend kur e lexova kete raport specialistesh mjeko-logjore ishte: A i kane bere me te vertete autopsine te ndjeres?
Na çatë bythën
Ka mundesi te jete pulmonary embolism. Bllokon qarkullimin e gjakut. Mund te shkaktoje dhe ata kardiak.
Megjithate po behet enigmatike.
Keto gjera mund te thuheshin edhe para autopsise. Perse nuk specifikohet se cfare gjeti autopsia?