VIDEO/ Banori në Himarë: Jam mik me Edi Ramën! (Por kjo s’e shpëton nga shembja e shtëpisë)

1 Nëntor 2017, 14:46Kronika TEMA

Banorët e Himarës janë shprehur të revoltuar me qeverinë e cila sipas tyre po iu prish shtëpitë dhe po u rrëmben pronat, ndërsa ngrejnë dyshime për qëllimet e vërteta të aksionit i cili vijon prej dy ditësh.

Mes banorëve të prekur nga projekti i Bashkisë së Himarës për zgjatimin e lulishtes përgjatë bregdetit ka edhe nga ata që identifikohen si miq të kryeministrit Edi Rama, por kjo nuk e ka shpëtuar pronën e tyre. “Ne himarjotët jemi autoktonë dhe jemi në këtë tokë më të vjetër se dielli që shikoni. Ne nuk do na gjunjëzojë as Rama, unë jam mik personal i Ramës, por asnjë s’do ta gjunjëzojë dot revolucionin e Himarës”, theksoi banori.

Himarjotët ngrejnë shqetësimin se në tokat ku deri dje ishin banesat e tyre do ndërtohen pallate. Ata thonë se sekserët e ardhura nga Tirana por edhe himarjotë vendas janë interesuar për të blerë tokat me qëllim, sipas tyre, ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. “Ta dinë se nuk do gëzojnë asgjë edhe sikur t’i marrin, ne do iu mbijmë nga poshtë. Vijnë sekserë nga Tirana dhe Himara, ofrojnë që të marrin tokat dhe të bëjnë pallate”, tha një prej banorëve.

Qeveria socialiste dhe Edi Rama na shkatërroi Himarën. Erdhën 500 polica në mëngjes për të na rrëzuar shtëpitë, për të na marrë tokat”, tha një banore tjetër të cilës i është shembur shtëpia për t’i hapur rrugë ndërtimit të shëtitores përgjatë bregdetit.

Aksioni i IKMT i cili ka nisur ditën e djeshme për prishjen e objekteve, ka vijuar sot në ditën e dytë. Janë rreth 80 objekte banimi dhe biznese të cilat do shemben për t’i hapur rrugë projektit të rikualifikimit të shëtitores së qytezës bregdetare.

6 komente në “VIDEO/ Banori në Himarë: Jam mik me Edi Ramën! (Por kjo s’e shpëton nga shembja e shtëpisë)”

  1. Janullatos arxidoglyftis says:

    Të ishit ankuar llaka-llaka gërrqisht edhe mund ta vinte dorën në zemër Rama……

  2. Vorio Epirioti says:

    Ishin plot 850 polica te atdhur nga Turqia me na pushtuar Himaren po ne nuk i jemi perkulur asnjeher Turqise

  3. Moisi Golemi says:

    Ankohen keto kukumjackat qe flasin dialektin e Peloponezit. Po te ishit te vjeter, o halldup, do flisje tjeter dialekt. Por jeni shqiptare qe emigruat ne Peloponez per arsye ekonomike e pastaj erdhet te ndertonit shtepite me leket qe fituat. Ashtu sic benin shqipot qe largoheshin per ne Stamboll, Bullgari, Rumani, etj. Dokumentat mesjetare ju nxjerrin me emra shqip e me identitet shqiptar. Ku e moret helenizmin ju, o qypa? Mire po ua ben kembegjati!!

  4. sapa says:

    A mori pjese ne keto shkaterrime njeriu i korruptuar i zyres permbarimore private ne tirane Lefter Cani?

  5. Alban Hamzai says:

    Per “muslimanin qe fshin bythen me gishtin e dores e pastaj e lepin me goje ” ,per ate qe shkruan me emrin hebre “Moisi…”duke e kujtuar emer shqiptar e per te gjithe komunisto-islamiket shqiptare ! Popullsia greke e Himares eshte mijra vjet ne token e saj . Ate qe nuk munden ta bejne turqit islame per 500 vjet,ate qe nuk munden ta bejne komunistet shqiptare per 50 vjet ,duan ta bejne ne Kohen e sotme forcat e bashkuara turko islamike -komunisto shqiptare . Keto hordhi komunisto-islamike nuk kane mesuar asgje nga historia ,prandaj e ardhmja e tyre eshte gjirizi lindor . Pjesa evropiane e shqiptareve dhe komuniteti evropian grek I Shqiperise duhet te punojne qe keto mbeturina komunisto-islamike te perfundojne ne kosh ,qe Shqiperia ti kthehet perendimit . Ju lutem botoni komentin tim!

  6. kasem gahinji says:

    or trap verre epiri.nuk i ke numuruar mire,ishin 18 mije ushtare turq.vetem se nuk kane qene greket qe i kane rezistuar por shqiptaret, atje ku thua ti por edhe me poshte,deri ne gjirin e prevezes.edhe pavarsine greqise luftuan dhe e udhehoqen shqipot.ndersa kallepi juaj i ka shitur torrovilen grekut me kohe ,jo vetem sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje