Pse Adriatik Llalla, mbyll sytë përpara emrit të Agron Kapllanajt?

3 Nëntor 2017, 10:28Politika TEMA

Mandati i kryetari të Bashkisë së Mallakastrë, Agron Kapllanaj ka përplasur Partinë Socialiste me Prokurorinë dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar Prokurorinë dhe KQZ-në, se po mbyllin sytë ndaj këtij rasti.

Deklarata e plotë e Ballës  

KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të z.Agron Faslli Kapllanaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE” , të njohur si ligji “për dekriminalizimin”.

Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016). Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015.  Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.

Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”.

U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.

Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.

Ne dhe jam i sigurtë se edhe partnerët e Shqipërisë do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”.

I bëjmë thirrje anëtarëve të këtij institucioni të bëjnë detyrën dhe të respektojnë ligjin. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të mos ushtrojnë presion mbi anëtarët e KQZ, sepse ky është ndikim i paligjshëm. Vendim-marrja e KQZ duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Bashkinë Mallakastër.

7 komente në “Pse Adriatik Llalla, mbyll sytë përpara emrit të Agron Kapllanajt?”

  1. Almiro says:

    Si ka mundesi qe sa here qe gjobitet PS nga KQZ, anetaret e Ps aty ngrene doren si kopace?!
    Si ka mundesi qe sa here qe hiqen mandate socialistash (kryebashkiaku Elvis Roshi) keta perfaqsusat socialiste ne KQz votojne pro?!!!!
    Dhe si ka mundesi qe sa here qe vjen puna te gjobitet apo te hiqet mandati i ndonje nga PD, keta te PD ne kQz jane gjithmone kunder?!

  2. Lefteria says:

    Po ky Klementi a nuk duhej te ikte pas zgjedhjeve?
    Ca jane keta rob pa dinjitet keshtu:(

  3. kanina says:

    Harruat që vjedhja tek ne, nuk është krim, por është “nder”…???!!!

  4. Ilir Gramshi says:

    Date: June 8, 2016 at 8:42:42 AM
    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  5. Bozen says:

    Mos u merzitni me partine ” Demokratike ” mos ja vini re se kjo ne fakt eshte parti ” d e m o k a r t i ke ” , kerkon demokraci per krimet e saj. Me vjen keq per LSI -ne , por edhe ajo eshte kapur duke i bere hesapet me bllok ne dore.

  6. emigrante says:

    KY ESHTE KULMI NE sHQIPERI JANE NE DREJTIME HAJDUTET KRIMINELET .VAJMEDET PER KETE POPULL

  7. Like Floriri says:

    MOS I VINI FAJ GJYSMAGJELIT TE BERISHE FLORIRIT

    Ashtu e kane urdheruar bosat e tij Sali Berisha dhe Ilir
    Meta.
    Eshte ghysmagjeli 50/50 per te mbrojtur krimet dhe kriminelet e tyre !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje