Kabllogrami i Ambasadës amerikane për Paktin Detar Berisha-Karamanlis

3 Nëntor 2017, 09:06Politika TEMA

8 vjet më parë u nënshkrua famëkeqi Pakt Detar mes qeverisë së Athinës dhe asaj të Tiranës, ku ujëra territoriale të Shqipërisë iu dorëzuan Greqisë.

Marrëveshja Berisha-Karamanlis është firmosur nga Basha e Bakojanis në datën 29 prill 2009.

Ajo u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.15, datë 15 prill 2010.

Më poshtë DITA boton një kabllogram të Ambasadës Amerikane, zbuluar nga Wikileaks, nga të dhënat e të cilit kuptohet se në gjysmën e dytë të vitit 2008 qeveria shqiptare është vënë me shpatulla pas murit nga homologët grekë, të cilët kërkojnë fuqimisht paktin detar dhe varrezat e ushtarëve grekë.

Pra, Berisha, Basha dhe qeveria e asaj kohe e dinin çfarë po firmosnin.

Mbrojtja e mëpasme publike e Paktit ka qenë për t’i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar.

Grekët madje u kanë thënë përfaqësuesve shqiptarë që të mbajnë jashtë “fuqitë e mëdha” dhe sidomos Uashingtonin.

Ambasada amerikane është informuar për këtë situatë nga raportimet e disa zyrtarëve shqiptarë të rangut të mesëm.

Më poshtë kabllogrami që Ambasada e Tiranës i dërgon Uashingtonit:

Titulli: Greqia i bën presion Shqipërisë për kufirin dhe çështjen e varrezave

Datë 9 tetor 2008

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina

Material konfidencial, deklasifikohet më 10/08/2018

“Qeveria greke po i bën presion qeverisë shqiptare që të pranojë kërkesat e saj për negociata dypalëshe për të bërë delimitimin e kufirit detar. Athina po kërcënon se do të refuzojë ratifikimin e MSA-së së Shqipërisë me BE-në për shkak të një çështje të debatueshme për ngritjen e varrezave greke në Shqipëri, të cilën qeveria shqiptare e sheh si një përsëritje që Greqia i bëri Maqedonisë që aspironte për në NATO. Bisedimet për varrezat vazhdojnë ende dhe raundi i fundit i negociatave u mbyll pa sukses.

Sipas Ledia Hysit, Drejtoreshë e Çështjeve Ligjore dhe Marrëveshjeve në MPJ, qeveritë greke e shqiptare po negociojnë prej muajsh për të caktuar kufijtë detarë. Negociatat po hasin probleme të mëdha për shkak të atyre që ajo i përshkruan si “standarde të dyfishta të grekëve”, të cilët përdorin metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregut, ndërsa Shqipëria përdor një standard bazë për caktimin e kufijve. Ky standard bazohet në konventat ndërkombëtare. Me pak fjalë, Shqipëria akuzon Greqinë se po zgjedh pjesët më të mira duke përdorur metoda të ndryshme për caktimin e pikave kufitare.

Gjatë një takimi të ndodhur përpara pak kohësh, zyrtarët grekë i dhanë homologëve shqiptarë një ultimatum. Qeveria greke është gati të bëj kompromis për bregdetin pranë Korfuzit (aty raportohet se ka një interes ushtarak amerikan që të ndërtohet një bazë ushtarake në Jalë, jugu i Shqipërisë). Gjithsesi zyrtarët grekë paralajmëruan delegacionin shqiptar që të vazhdojë me kërkesat e tij dhe të mos përfshijë “fuqitë e huaja”, duke përmendur SHBA-në, në negociata. Një frazë e tillë identike është përdorur edhe në Tiranë gjatë një takimi të ambasadorit grek me ministrin e Jashtëm Basha.

Një tjetër çështje e diskutueshme mes Athinës dhe Tiranës është kërkesa greke për të ndërtuar katër varreza në jug dhe lindje të Shqipërisë për të përkujtuar ushtarët grekë që vdiqën në Shqipëri gjatë përplasjes me forcat italiane në 1920. Qeveria shqiptare ka kundërshtuar propozimet greke pasi ato synojnë ngritjen e va5rrezave ushtarake në tokën shqiptare bazuar në ndarje fetare dhe etnike. Ajo është kundërshtuar edhe për faktin se i jep krahë pretendimeve historike të Greqisë se zotëron tokë në jug të Shqipërisë. Edhe pse qeveria shqiptare ka kërkuar disa herë ngritjen e një komisioni të pavarur ekspertësh që të zgjidhin këtë problem, Athina ka mbajtur një qëndrimit të tipit: Merre ose lëre!.

Më 30 shtator, negociatorët shqiptarë dhe grekë u takuan sërish në Tiranë po dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për varrezat. Sipas kreut të delegacionit shqiptar, Islam Laukës, Shqipëria refuzoi një propozim të Greqisë për katër varreza duke i ofruar në vend të tyre një varrezë në Tiranë. (Shënimi i ambasadës: Eshtrat e britanikëve, gjermanëve dhe pjesës më të madhe të trupave të huaja të vrarë në Shqipëri janë mbledhur dhe varrosur në Tiranë. Eshtrat e ushtarëve italianë janë mbledhur dhe dërguar në Itali. Asnjë trup i huaj nuk është varrosur në “fushën e betejës” në Shqipëri, ashtu siç kërkon qeveria greke. Fundi i shënimit të Ambasadës).

Sipas Laukës, pasi refuzimit të parë, Shqipëria ra dakord për një varrezë greke në jug të vendit, një ofertë të cilën Lauka e vlerësoi si lëshim të madh pasi të gjitha varrezat e tjera të trupave të huaja ndodhen në Tiranë.

Grekët bënë një kundër-ofertë për dy varreza në jug dhe opsionin për një të tretë më pas. Qeveria shqiptare e refuzoi këtë propozim dhe bisedimet u mbyllën pa rezultat…

Gjatë një raundi të mëparshëm negociatash për varrezat, pasi dha mesazhin që të mbante Uashingtonin jashtë, grekët i dhanë shqiptarëve një ultimatum të dytë, edhe më të fortë se i pari. Teksa Marrëveshja e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë është firmosur nga 22 vende të BE-së, Greqia ndodhet mes tre vendeve të fundit që deri tani nuk e kanë bërë këtë gjë.

Ambasadori grek i tha Bashës së nëse qeveria shqiptare nuk bie dakord me termat e Athinës në lidhje me varrezat ushtarake, parlamenti grek nuk do ta ratifikojë asnjë herë MSA-në. Ai i tha se nëse bien dakord për varrezat, atëherë marrëveshja do ratifikohet.

Në çështjen e kufirit detar, pavarësisht faktit që negociatorët grekë kanë bërë kërkesa në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, Athina ka thënë se ndarja do të bëhet sipas kushteve të saj, ose nuk do të bëhet fare. Hysi tha se pozicioni grek ishte një kërcënim serioz për planet e zhvillimit afatgjatë të bregdetit të jugut të Shqipërisë dhe do të ishin një pengesë për turizmin, transportin, peshkimin, naftën nën det dhe gazin. Madje ato mund të sjellin edhe incidente territoriale me Greqinë. Duke pasur në kujtesë rastin e freskët kur Athina vendosi veton për hyrjen e Maqedonisë në NATO, qeveria shqiptare mendon se pozicioni i Greqisë në çështjen e paktit detar dhe varrezave është një kërcënim serioz për sovranitetin dhe interesat e Shqipërisë.

Në këtë pikë, qeveria shqiptare nuk ka kërkuar për ndihmën e SHBA-së ose për ndërhyrje ndaj Greqisë duke preferuar që ta zgjidhë këtë çështje vetë”.

14 komente në “Kabllogrami i Ambasadës amerikane për Paktin Detar Berisha-Karamanlis”

  1. nord.al says:

    He more qeni Berisha, pergjigjiu tani ambasades amerikane. Jo njemije gjykatave por nji gjykate nuk ta aprovon kete poshtersi.

    1. quokka bo nomi says:

      Po pse mo legen a, kur e ka tradhetuar Saleh Bisha pse nuk vepron Parlamenti qe ka shumicen dhe Kryeministri shoku i Tahirit dhe Takut me valixhe?!

  2. Amy says:

    berisha nje kriminel dhe antishqiptari me i keq ne 100 vitet e fundit, ky njeri e ka pak burgun, e mira eshte ta mbyllesh ne ndonje cmendine, Po te ishte ne nje vend demokratik ky njeri ne ato pozita qe ka qene, dhe me ato qe ka bere, do ishte ne burgim te perjetshem,

  3. Janullatos arxidoglyftis says:

    Përse Sali Berisha & Co vegjetojnë akoma te lire ???

  4. spata says:

    Keshtu ka per te ndodhurne se shqiptaret nuk ruajne vendin e tyre nga tradhetaret e pa bes qe pasurohen me favore ndaj te huajve .

  5. "BOHOTINA" says:

    Paçaurja Berishe me langon Luli per karriken do shisnin dhe te ashtuquajturin Vorio Epir e jo me detin. Ky delenxhi qe mburret se na futi ne Nato, e kupton se nuk mund te futeshe ne kete aleance te madhe pak dite pas shperthimit te Gerdecit, por interesi i Natos per poziten tone gjeografike, beri leshimin e radhes jo per gerdallen Salih (jo Sali), por per vete. Po te leshosh e servilosesh kaq shume nderkombetareve, per interesin tend e jo te vendit, domosdo qe do te hiqen vizat. Keto i trumbeton akoma ky armik i betuar i vendit te tij.

  6. says:

    Greqia në 2016-ën deshi të na japi ujrat e saja që të mos ja rrembeje FMN.

  7. Bene says:

    Te hengre kanceri o Sali

  8. Beluli says:

    Berisha dhe Basha jane dy tradhetare shqiptare,qe me ndergjegje kane firmosur marreveshjen e shitjes se detit greqise.Prokurorie e re shqiptare kam mendimin se duhet te filloje hetimet per veprimet e tyre antikomnbetare,nder te tjera.Koha ka ardhur dhe nuk pret me.Largimi i gjiumashit te perhershem e te qellimshem Lllalle pizevengu,duhet te jete kufiri i fundit per keta te dy sidomos,boll kane shire ne kurriz te ketij vendi te varfer por krenar,Viti i ri ka per te sjelle dhe zhvillime te reja politike.Te presim.

  9. ...!?!? says:

    Per tu mburrur bythqiri sali qe na futi ne nato ,ju nenshtrua pushtave grekeqire ,si gjithmone udheheqesit e ketij vendi ne fund jua dorezojne fuqive te huaja ! Historia perseritet ,per fat te keq ku popull paguan gjithmone shitjen e ketij vendi nga plehrat qe na qeverisin ,,,,,

  10. mergim tari says:

    PARTIA SOCIALISTE DUHET TI KERKOJE PROKURORIT TE PERGJITHSHEM TE SHQIPERISE TE MARRE NEN HETIM EDI RAMEN.

    NESE NUK E BEN PARTIA SOCIALISTE, ATEHERE PROKURORIA DUHET TE NISE ÇESHTJEN (SIÇ THUHET …….. “KRYESISHT”) DUKE U BAZUAR NE ATË QE THA SALI BERISHA DJE NE PARLAMENT. BERISHA THA SE EDVIN RAMA KA KORRUPTUAR GJYKATEN KUSHTETUESE, E CILA RREZOI VENDIMIN E MARRE NGA SALI BERISHA DHE QEVERIA E TIJ PER DOREZIMIN E NJE PJESE TE TERRITORIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE NE FAVOR TE GREQISE (DHENEIN E DETIT GREQISE).

    PROKUROIRA KA NISUR ÇESHTJE PENALE EDHE ME “FJALE RRUGESH E GAZETASH” , PRA NUK KA ASNJE ARSYE TE MOS NISE NJE PROCEDIM PENAL ME ATË QE KA THENE NE PARLAMENT VETE SALI BERISHA.

    AKUZA E BERISHES PER KORRUPSION TE EDI RAMES ESHTE TEPER E RENDE. POR PO AQ I RENDE ESHTE EDHE VETE DOREZIMIN I NJE PJESE TE TERRITORIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE. KJO PASI DOREZIMI, DHENIA OSE FALJA E TERRITORIT TE VENDIT, PERBEN AKT TE RENDE ANTIKOMBETAR, QE NESE PROVOHET, KLASIFIKOHET NE VEPRAT PENALE TE TRADHETISE KOMBETARE.

    NESE PROKURORIA VERTETON KORUPSION TE GJYKATES, EDI RAMA DUHET TE DENOHET PER KORRUPTIM TE SAJ DUKE I DHENE PARA QE MOS TE SHITEJ DETI TEK GREKET.

    PO AMA NE TE KUNDERT, NESE KORRUPTIMI I GJYKATES NUK VERTETOHET, ATEHERE ATA QE I FALEN DETIN GREQISE DUHET TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM PER TRADHETI TE LARTE KOMBETARE.

    SI PERMBLEDHJE
    PER NE SHQIPTARET KA ARDHUR KOHA QE PROKURORIA TE MOS TALLET ME ME NE POR TE VERTETOJE PERPARA TE GJTHEVE CILA NGA DY AKUZA QENDRON

    QE

    1. EDI RAMA KORRUPTOI GJYKATEN KUSHTETUESE QE MOS T’I DOREZOHEJ TERRITORI I SHQIPERISE GREQISE
    2. SALI BERISHA SI KRYEMINISTER DHE LULEZIM BASHA SI MINISTER I JASHTEM, I DOREZUAN GREQISE TERRITOR SHQIPTAR (PJESE TE DETIT) DUKE KRYER VEPREN PENALE TE TRADHETISE NDAJ ATDHEUT.

    Z. DHALLA,
    Per te vertetuar sa me siper, nuk eshte nevoja te shkosh as ne Katanja, as prapa Diellit, as ne Amerike (megjithese ti nuk shkon dot atje se nuk te japin vize, se je NE LISTEN E ZEZE TE AMERIKES).
    Bej vetem nje xhiro deri tek Gjykata Kushtetuese. Atje e ke vendimin e DETIT.
    Dhe nuk ke pse te merresh me 1400 a 14000 faqe dosje qe madje duhen edhe perkthyer. Ke nje vendim vetem disa faqe PER DETIN, madje eshte ne Shqip, nuk e ke as ne greqisht, sic mund ta donte Saliu.

    Hape ceshtjen penale ne baze te atij dokumenti.

    Cakto ke te duash prokuror: madje edhe vete FAMILJEN E BERISHES DHE VEHBI ALIMUÇES PO DESHE. NUK I SHPETON DOT. MADJE KI PARASYSH SE EDHE TI ME MOSVEPRIMET E TUA SI DHE ME MBYLLJEN E SHUME CESHTJEVE, JE NE KUFIJTE E KRIMEVE TE RENDA NDAJ SHQIPERISE.

    1. spartaku says:

      Megim tari! Bravo! Ke bere nje koment shume te bukur.Berisha per kete tradheti kombetare shpeton vetem nga Adriatik Llalla.Ky prokuror duhet te denohet me burgim te perjetshem bashk me kryetradhetaret Berisha dhe Basha.

    2. quokka bo nomi says:

      edhe mergimtari e ka shit trurin per the bardhe……
      ate qe nuk shpjegon ose ti jape pergjigje “mergimtari” eshte : pse EDRAMA nuk padit Saleh Berishen per tradheti kombetare?

  11. Patrioti says:

    Bravo mergim tari.Une do shtoja dhe ceshtje te tjera qe duhet te zbardhen.I dine te gjithe shqiptaret cilat ceshtje jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje