Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se në Shqipëri përgjohet kushdo.
Manjani: Plani i parë është plani legal. Ka dy mënyra përgjimi ligjërisht, ka përgjime parandaluese dhe përgjime procedurale. Në Shqipëri përgjon kushdo.
Përgjojnë italianët sa kanë qejf. Përgjojnë amerikanët si u do qejfi. Përgjojnë grekët sa ju do qejfi.
Edhe këto historitë e Tahirit nga ata dolën, nuk dolën nga Visha. Të gjitha këto përdoren nga të tjerë dhe jo nga SHISH.
Çani: Nuk përdoren njerëzit e politikës, por njerëzit e krimit të cilët përmendin njerëzit e politikës. për lidhje.
Normale qe do greket pergjojne! AMC-ja iu dha grekeve (Cosmote) per 82 milione USD, shume te cilen ata e shlyen qe vitin e pare. Me pas punuan me dy bilance dhe shifra e xhiros arrinte 400-500 milione Euro, per te cilat paguanin shqiptaret e thjeshte. Edhe Vodafone nuk erdhi direkt nga kompania meme (britanike), por nga Greqia.
Si te mos pergjonin greket kur edhe SHISH e presidenti, kryeministri, ministrat e brendshem e te jashtem, kryeprokurori, etj., punonte me numrat e AMC (lexo Cosmote)! Pra, fajin nuk na e kane greket, por vete qeverite e njepasnjeshme shqiptare.
Kompanite e telefonise celulare duhet te kishin nje % me pjesemarrje nga shteti per te kontrolluar si bilancin, ashtu edhe perdorimin e tyre.
Gjeja me normale do te ishte qe ato te ishin nga vende qe nuk kane synime te mbrapshta ndaj Shqiperise (gjermane, austriake, amerikane, etj).