"Luftë" mes deputetëve, refuzojnë Rusinë dhe duan SHBA-të (emrat)

5 Nëntor 2017, 08:57Politika TEMA

Konstituimi i grupeve parlamentare të miqësisë me shtetet e tjera ka përfshirë deputetët e Parlamentit Shqiptar në një betejë dhe garë të nëndheshme.

Anëtarët e Parlamentit kanë bërë rezistencë, duke refuzuar propozimet, për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Rusinë, Kinën, Serbinë, Afrikën e Jugut, Indinë, Indonezinë, Mongolinë, Pakistanin, Marokun, Meksikën etj.

Për shkak të orientimit perëndimor të Shqipërisë, ligjvënësit nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupit të miqësisë kryesisht me Rusinë.

Nga ana tjetër, shumica e deputetëve kanë kërkuar dhe lobuar për t’u bërë pjesë e grupeve të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Norvegjinë, Suedinë, Zvicrën etj.

Në këto kushte, kur mbi 40 deputetë kanë kërkuar që të jenë në grupin e miqësisë me SHBA, në lëvizje janë vënë kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të plotësuar grupet e miqësisë.

Në mbledhjen e parafundit të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ka ngritur këtë shqetësim, teksa u ka kërkuar Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, të ‘detyrojnë’ deputetët të bëhen pjesë e grupeve të miqësisë, pavarësisht vullnetit të tyre.

“Dua të ndaj me kolegët, me dy kolegët, z. Spaho dhe z. Vasili, një shqetësim që mendoj se duhet marrë në konsideratë, pavarësisht dëshirës së deputetëve për të qenë të gjithë në grupin e miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo me Gjermaninë.

Duhet të jemi korrektë diplomatikisht me të gjitha vendet me të cilat Shqipëria … Ah, jeni dakord, se po shihja që jeni e acaruar dhe thashë… Për këtë pjesë dua t’ju them dhe t’ju informoj se është shumë e rëndësishme të bëjmë një ndarje të deputetëve dhe një kuotë. Pra, nuk mund të ketë një grup miqësie me 40 deputetë dhe një grup miqësie pa asnjë.

Duhet të flasim me kolegët deputetë dhe të vëmë një kuotë, maksimumi mund të jetë 25-30, me qëllim që të kemi mundësinë të… Ose të ndryshojmë pastaj vendimin dhe të lëmë një deputet të jetë më shumë se në 5, por këtë nuk e lejon praktika parlamentare e konsoliduar, edhe në vende të tjera.

Ndërkohë, kemi ruajtur pak a shumë të njëjtën ndarje që kemi pasur, maxhorancë -opozitë. Duhet ta kalojmë nesër këtë. Më pas, me një praktikë të mirë të nisur për një lloj reforme parlamentare, edhe grupet e miqësisë të kenë një rregullore të funksionimit të tyre, si dhe një agjendë të veprimtarisë së tyre, me qëllim që të mos lëmë vende pa mbuluar”, është shprehur Balla.

Rusia dhe Kina

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, duket se ka qenë ndër të vetmit deputetë, që ka pranuar jo vetëm të jetë anëtar, por kryetar i grupit të miqësisë me Rusinë. Anëtarë të grupit të miqësisë me Rusinë janë Gent Strazimiri, Mimi Kodheli dhe Nard Ndoka. Ndërkaq, Bashkim Fino kryeson grupin e miqësisë me Kinën, ndërsa anëtarë janë Alket Hyseni, Bledar Çuçi, Dashamir Shehi, Edlira Bode, Edmond Haxhinasto, Edmond Leka, Eduard Halimi, Ilir Beqaj etj.(shqiptarja.com)

9 komente në ““Luftë” mes deputetëve, refuzojnë Rusinë dhe duan SHBA-të (emrat)”

  1. quokka bo nomi says:

    popull legen ne shtetin ma legen nbote…

    1. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

      Rusia ishte ajo qe mbas Luftes se II botnore ndertoi ekonomine shqiptare dhe me vone kete rol e luajti Kina.
      Na thoni ju lutem ju te miqsise me Hamerikonet,cfare vepre kane finazu ato Nga Ujqashingtoni ne keto 27 vite demonesh hajdutash te pangopun???
      Ah harrova Rrugen e Kombit qe i shkoi kosto 1 Miliard Euro dhe gjysma e parve kane perfundu ne xhepat amerikonve nepermjet firmes turke!!
      Rusia dhe Kina kane bere shume per Shqipnine tone dhe meritojn minrnjohje.

  2. Dalta says:

    po grup miqesie dhe dashurie per Shqiperine kur do e formoni. Te mjeret ne per ju

  3. Orhan Pamuk[historian nobelist turk,USA]: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    Trump: ”amico”nje sunitoshqipfoles[biazer te B.Laden,Erdogan,Arafat,Gadaff,El Arabie,El Bagdhad,Muhaxhiri etj…..!!??? NEVER!

    1. Xha Braho says:

      Ej origjine egjiptiani dmth evgjit ik lyej bithen me kos se o marsh 200 evrot…

    2. lelegu says:

      I bere gojore papuse sot?

  4. spartaku says:

    Nuk meret vesh perse flitet ne kete shkrim.

  5. Ledio says:

    Nuk eshte problem te jesh pjestar ne grupin e miqesise qofte te Rusise,Serbise apo Kines. Problem eshte te jesh ne grupin e miqesise me SHBA, Gjermanine etc edhe te besh lojen e Rusise edhe ne dem te interesave te Shqiperise edhe aleateve tane perendimore, sigursht nqs nuk kini hall te merrni ndonje vize 10 vjecare per ne SHBA apo ndonje burse studimi per femijet tuaj..

  6. shushica says:

    O injorante deputete ,cfare mendoni ,duke u bere pjese e grupit te miqesise me Rusine dhe Kinen u bie vlera…apo iu akuzojne si tradhetare……Perkundrazi ,duke punuar per miqesine ,sidomos me vendet anetare te perhereshme te keshillit te sigurimit ,shtohet mundesia per sqarimin e kolegeve deputete dhe opinionit publik per politiken e vendit tuaj ,per interesat e shqiptareve ,per natyren gjithmone miqesore qe populli yne ka shfaqur ndaj kujdo qe i shtrin doren e miqesise ,por edhe per te thene te vertetat ,ashtu sic jane.Marredheniet parlamentare jane politike ,diplomaci ,njohje ,nderveprim .Kush eshte me te drejten nuk ka pse te ndruhet.Jam i sigurte se shume deputete ruse te rinj nuk e kane idene se çjane shqiptaret ,se kosovaret jane e vetmja etni jo sllave te ish Jugosllavise ,keshtu eshte absurde krahasimi me Krimiene ,Katalonjen ,apo qendrimi me serbet ,kur te gjithe ish sllavet ,edhe Mali i Zi me 600 mije banore u pavaresuan .Ndersa per Kinen aresyetimi eshte i thjeshte …Kina vetem e ka ndihmuar Shqiperine .Eshte pergjegjesia jone per prishjen e marredhenieve .Marredheniet me Kinen jane te domosdoshme ,kush ka dy gram tru dhe kulture e di qe per terheqjen e investimeve miliardare te Kines por edhe per tregun kinez,,tashme superfuqi behet gare qe nga SHBA,Gjermania ,Franca ,deri tek vendi me i varfer.Futuni ne boten reale ,qe eshte pragmatizmi ,lereni te kaluaren zoterinj …ndryshe benifigure idioti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje