Buxheti 2018, "Rruga e Kombit" bëhet e para rrugë në Shqipëri që do të bëhet me pagesë

6 Nëntor 2017, 09:11Ekonomia TEMA

Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për “Rrugën e Kombit” janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge.

Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, “Rruga e Kombit” do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.

Kompania koncensionare “Salillari & Kastrati” që kanë marrë me koncension “Rrugën e Kombit”, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.

Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morin.

Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i “Rrugës së Kombit” në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

6 komente në “Buxheti 2018, “Rruga e Kombit” bëhet e para rrugë në Shqipëri që do të bëhet me pagesë”

  1. analisti says:

    shoqerite qe mirembajne dhe operojne rruge me pagesa duhet te kene eksperinece ne kete fushe. ketu do jemi dhe do ja degjojme zerin joint venturit me injorante

  2. Ti says:

    Vjedhja e dytë e shqiptarëve pas lulushit. Rilindja e vjedhjes me Rrugën e Kombit.

  3. tiku says:

    bravo qverise qe ne buxhetin e 2018 parashikon nje investim goxha te rendesishem per ti hapur rruge fillimit te punes ne kwte kete segmenti kaq te rendesishem rrugor, ju uroj suksese dhe pune te mbare ne vazhdim

  4. 456 says:

    SA ME SHPEJT TE BEHET ME PAGESE ,,,QE TE SHKOJME NE EUROPE DUHET TI BEJME RRUGET ME PAGESE SI E GJITHE EUROPA,,,,PERVEC RRUGES TE KOMBIT TE BEHET ME PAGESE DHE RRUGA E TIRANE -DURRES,,,TIRANE-SARANDE,,,TIRANE-SHKODER,,,DHE TIRANE-KORCE../////

    1. Tarrasi says:

      Ke harruar edhe rrugen tek dera e shtepise tate … !

  5. Brahoo says:

    Jepi rilindje jepi ! Ndiq gjurmet e Berishesh qe te hapi shtegun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje