Suprizon moti, përgatituni për rrebeshe shiu

6 Nëntor 2017, 17:10Sociale TEMA

Dielli i fundjavës do t’i lërë vendin reshjeve të dendura të shiut. Sipas Meteoalb gjatë ditës së nesërme do të ketë vranësira dhe shira të herë pas hershëm, deri pasdite kur vranësirat fuqizohen duke sjellë reshje të dendura në ultësirën perëndimore dhe gradualisht gjatë natës.

Reshjet intensifikohen në gjithë vendin dhe vijojnë të konsiderueshme deri mëngjesin e mërkurës.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë mëngjesit, por një rënie të lehtë sjellin orët e mesditës, si pasojë e vranësirave.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke krijuar në det dallgë 5 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje