Poliklinika Gjermane sjell në Tiranë kirurgun ortoped të mirënjohur Dr.Gordan Gavrilovic

6 Nëntor 2017, 20:00Shëndeti TEMA

Dr.Gordan Gavrilovic është kirurg ortoped i punësuar në Institutin e Kirurgjisë Ortopedike “Banjica”, në spitalin e mirënjohur privat për ndërhyrjet kirurgjikale “ATLAS” në Beograd, në Departamentin e Kirurgjisë Ortopedike – si specialist i kirurgjisë ortopedike dhe traumatologjisë, me një eksperiencë prej më shumë se 25 vitesh.

Dr.Gordan Gavrilovic është pjesë e Poliklinikës Gjermane prej disa vitesh tashmë, duke ofruar ekspertizën e tij si kirurg-ortoped në fushat e mjekësisë sportive, ortopedisë dhe traumatologjisë.   Në aspektin akademik Dr.Gavrilovic numëron një numër të madh studimesh në ortopedi, mjekësi sportive dhe në fushën e traumatologjisë.  Në vitin 2000 Dr.Gavrilovic prezanton për here të parë sistemin OATS të transplantit të kërcit dhe në vitin 2009 së bashku me kolegë nga Zvicra prezantoi transplantin e kërcit artificial të gjurit.  Gjithashtu ai shquhet dhe për organizimin dhe përmirësimin në kirurgjinë artroskopike, si instruktor kursesh, specifikisht kirurgjitë e shpatullës, gjurit, bërrylit dhe kaviljes.

Dr.Gordan Gavrilovic kryen pranë Poliklinikës Gjermane konsulta dhe ndërhyrje në lidhje me gjurin, shpatullën, kaviljen apo ndonjë nyjë tjetër artikulare.   Duhet të theksojmë se pavarësisht ekspertizës së lartë të Dr.Gavrilovic, Poliklinika Gjermane ofron tarifë konsulte vetëm për 5’000 lek të reja si dhe çdo grafi me 50% ulje.

Dr.Gordan do të jetë i pranishëm në Tiranë ne datat 6-11 Nëntor pranë Poliklinikës Gjermane, ku do të mund të pres pacient për konsulta si dhe për ndërhyrje kirurgjikale.

Orvatjet dhe udhëtimet e kushtueshme jashtë Shqipërie për të siguruar trajtimin e çfarëdo lloj patologjie ortopedike, janë tashmë pjesë e së kaluarës! Zgjidhja dhe trajtimi i duhur vijnë më afër se kurrë nën ombrellën e specialistëve dhe teknologjisë e teknikave më moderne në Departamentin e Ortopedisë & Traumës Sportive pranë Poliklinikës Gjermane.

Për çdo informacion apo rezervim për konsultë me Dr.Gordan Gavrilovic: +355 44 500 340 / +355 69 876 3411 / +355 68 260 6691 / +355 67 457 0861.  Adresa: Rr. “Dritan Hoxha”, Blloku ‘Gintash’, Laprakë/Tiranë.

http://mobileapp.poliklinikagjermane.com/

6 komente në “Poliklinika Gjermane sjell në Tiranë kirurgun ortoped të mirënjohur Dr.Gordan Gavrilovic”

  1. rapatush karadinaj says:

    a erdhi serbi a ?

  2. C says:

    Artikull reklame. Çamçakëz plastik

  3. evgjitngrenesi says:

    hë mo tema,kanë ngelur serbët pa punë,,,,

  4. Askushi says:

    Si cjapi tek kasapi…????

  5. Janullatos arxidoglyftis says:

    Paska ardhur të bëj stazhin në allvania. Dele me okë këtu

  6. Kapit Tupalla says:

    Në Shqipëri ekperimenton pa dhimbje dhe pa përgjegjësi !!!!!
    Sikur të ishte i fundit në botë, nuk do shkoja te një shkja të thej eshtëra !
    TEMA turp t’ju vijë !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje