Parfois është marka portugeze e aksesorëve e krijuar nga Manuela Medeiros kur ajo ishte në moshën 42 vjecare e cila kërkonte ti ofronte femrave të ndjeheshin të bukura pa shpenzuar vlera marramëndese në aksesorët e të përditshmes , çanta, varëse, unaza, syze e shaje.
Parfois tashmë është present më mbi 700 dyqane në më shumë 65 shtete të botës ku prej vitit 2011 është present edhe në Shqiperi me 2 dyqanet e saj në TEG & QTU , nën menaxhimin e Fashion Group Albania , grupit retail shqipëtar më të madh në vend i cili është pjese e Grupit Balfin , grupi me madh dhe inovator I investimeve ne Shqiperi dhe rajon.
Koleksioni i ri PARFOIS VD17/18 prezantoi këtë fundjave në një formë krejt të veçantë , se cili do të jetë stili i ketij dimri. “Vetja” , ose # Herself” siç u emertua kjo fushatë dhe ky event është një koncept që kërkon të bëjë një homazh për gratë që ndjehen të përmbushura dhe të realizuara përmes një procesi të zbulimit të vetvetes , si forma përfundimtare të vetë-shprehjes duke vënë kështu në qëndër individin dhe jo produktin.
Kjo fushatë është krijuar nga kontrastet, ku forma e gjetur e shprehjes “Vetja” , ose # Herself” është vendosur në një mjedis të lidhur me të bukurën, arkitekturën, natyrën e qetësinë. Këtë herë çdo gjë u vendos në një nga vilat e sapo përfunduara të komleksit rezidencial turistik , Vala Mar Residences i ndërtuar mga Mane TCI në Hamallaj , gjiri i Lalzit mes gjelbërimit të pishave e bukurisë së një bregdeti ende të paprekur.
Në këtë mjedis ideal për tu ndjere vetja në veçantinë dhe komoditetin që ajo të ofron PARFOIS na sjell, për sezonin e ftohtë, një përzierje eklektike të stileve, materialeve dhe detajeve. Një koleksion që gjithashtu jeton në kontrast dhe kundërshtime: klasikja dhe modernia – kurrë më parë të përziera – bashkohen për të na sjellë aksesorët që duam të vëmë gjatë gjithë dimrit; grunge dhe sportiv gjithashtu vijnë së bashku, duke krijuar artikuj e pamje të rehatshme.
Frymëzimi nga e kaluara dhe vende të ndryshme vjen në një përzierje qendisjeve, kuadrateve, rruazave, luleve, ngjyrave dhe dizajneve në një kombinim të ngjyravë të dimrit me ato më të qeshura si ngjyra bezhë, gri, , blu, portokalli, vjollcë dhe burgundy.
Për të dhënë shëmbullin e vetë – pëembushjes dhe realizimit Parfois kishte zgjdhur 4 femra me suksese e veçanti frymëzuese nga fushat e artit e biznesit të cilat ndanë eksperiencat , frymezimet e qëllimet që i bënë të arrijnë suksesin për të cilin i njohim e vlerësojmë.
Për sezonin e ri, këshilla që jepet nga PARFOIS është që: nuk ka rregulla dhe gjithçka mund të kombinohet. Ajo që ka rëndësi është stili personal i secilit prej nesh. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të shprehur veten është të jemi “VETJA” – #HERSELF.