LETRA/ Edi Rama i kthen përgjigje vajzës nga Tropoja: Timoni im nuk është çudibërës, gjëmën e bëri një djalë Tropoje…

7 Nëntor 2017, 20:37Sociale TEMA

Nga Edi Rama

E dashur vajzë nga Tropoja, mora prej jush nga zyra ime e shtypit një letër të hapur në media (pa emër) të cilën ju e nisni kështu:

“Po ju drejtohem me një letër të hapur ju, kryeministër i vendit! Po ju drejtohem, me shpresën se nga ju do marr një përgjigje edhe pse e di që ajo përgjigje nuk do vijë, ndoshta kurrë”!

Nuk po ju pyes ku e dini ju që përgjigja ime nuk do t’Ju vijë, me siguri keni arsyet tuaja për ta thënë këtë me kaq forcë. Por dua ta mësoni, ndoshta për habinë tuaj më të madhe, se unë i’u përgjigjem të gjitha letrave që më vijnë.

Mbase s’do të keni më ndonjëherë frymëzimin a nevojën të më drejtoheni, po nëse do t’ju duhet të më shkruani, jo vetëm mua po edhe çdo anëtari të qeverisë, mjafton ta bëni këtë përmes platformës online shqiperiaqeduam.al dhe përgjigja nuk do të vonojë fare t’ju vijë! Për këtë herë, meqë ma keni dërguar letrën tuaj si ato shishet në det qëmoti, kështu po jua kthej dhe përgjigjen, me shpresën se shishja ime do t’u mbërrijë përmes detit të mediave online nëse nuk jeni pjesë e rrjetit këtu.

I kam ndarë të dyja në pjesë, edhe tuajën edhe timen, për lehtësinë e lexuesve që mund të mos e kenë lexuar tuajën e kësisoj mund të mos e ndiqnin dot timen.

“Sot po bie ndesh me të gjitha parimet e mia, me të gjithë ata kufinjtë që i kam vendosur vetes përgjatë këtyre viteve, sot po shemb gjithë ato kulte me të cilat jam rritur, dhe po i përgjerohem dikujt, po i lutem dikujt, në këtë rast ju. Zotëri! Të ju pyes diçka?

Keni dëgjuar ndonjëherë për nje vend alpin, të vogël të quajtur Tropojë?”, vijon letra juaj.

Natyrisht që ju e dini që unë kam dëgjuar për Tropojën dhe e kuptoj pozimin vetëviktimizues të pyetjes suaj, sinqerisht. Por më vjen mirë t’ju them me këtë rast se jo vetëm kam dëgjuar, po edhe e kam vizituar Tropojën, këtu e thuajse 30 vjet më parë si student i arteve, për një praktikë njëmujore, gjatë së cilës jam përpjekur t’ia pikturoj mrekullitë e kam pasur fatin të njihem me disa njerëz mbresëlënës, si edhe të dëgjoj për dervishin e famshëm të Luzhës. Pastaj, vite më vonë, jeta politike më solli përsëri në atë zonë që më pikëlloi me shëmbëlltyrën e papikturueshme të zymtisë prej paslufte që e kishte pllakosur dhe vënë përfund. Dhe së fundmi më risolli detyra si kryeministër, për të ndjekur projektet e Rilindjes Urbane që u financuan nga qeveria ime, duke çelur një kapitull të ri, shumë më të gjatë se sa faqja e çelur me ato projekte, të cilat sipas meje kanë sjellë ca dritë kundër zymtisë së trashëguar me vite të tëra… Apo ju nuk mendoni kështu ndoshta? Nuk e di, po kur e vizitova herën e fundit, gjatë fushatës elektorale, ndjeva përsëri dëshirën për ta pikturuar, mes rrezes së dritës së rikthyer në zemrën e Bajram Currit dhe zymtisë që ende mbretëron mbi ngrehinat në brendësi të trupit të qytetit, në pritje të investimeve të tjera për më shumë dritë.

Më pyesni pastaj, “Po ç’ju lidh ju ose mua me Valbonën?!”, dhe vijoni, “S’ma do mendja të mos keni qënë të paktën një herë në Valbonën alpine, ose të paktën një herë të mos jetë hapur një bisedë mes miqsh ku është përmendur emri i saj, ose, ose në takime zyrtare dhe konferenca ndërkombëtare kur u keni treguar të tjerëve për bukuritë e vendit tonë, s’ma merr mendja që s’e keni përmendur dhe Valbonën. Pastaj kur keni bërë mbledhje dhe keni diskutuar për buxhet, për fonde, për statistika, për turistë, besoj e keni dëgjuar dhe këtu emrin e Valbonës, kur ju kanë thënë që është rritur numri i turistëve në Shqipëri dhe një ndër vendet më të vizituara ka qënë Valbona”.

E vërtetë në fakt, kam qenë në Valbonën alpine dhe jam larë në ujin akull qelibar të asaj rrjedhe përrallore, asokohe kur ju tregova se e vizitova për herë të parë Tropojën. Edhe kur shumë më vonë kam diskutuar për buxhet e për fonde, e kam pasur parasysh Valbonën dhe kam kërkuar të financohet rruga e re e saj. E cila pat nisur nën qeverinë e mëparshme, po si të tëra rrugët e këtij vendi pat mbetur edhe ajo rrugëve, ndërkohë që tanimë është prej kohësh e përfunduar, në shërbim të banorëve dhe turistëve. Këta të fundit parashoh se do të shtohen, për çdo vit e më shumë, edhe falë këtyre e të tjera investimeve që do të bëjmë me patjetër për Tropojën (jo vetëm në qytet). Prandaj edhe po përpiqem të nxis investitorë për të ndërtuar hotele të klasit të parë në atë zonë të bekuar nga Zoti e të harruar nga robi për çerekshekulli liri-demokraci!

Këtu mbaron edhe pjesa që i përket pozimit vetëviktimizues të parashtresës suaj dhe më pas ju ekspozoni motivin e saj, “Dje ndodhi diçka që nuk duhej të ndodhte, ose ndoshta ishte e kushtëzuar që të ndodhte në mënyrë që unë t’u shkruaja ju. Dje morën një vendim zotëri, e dëgjuat?”.

Besoj e keni fjalën për vendimin e gjykatës lidhur me dy HEC-et që po ndërtohen në Valbonë apo jo?

“Dje vendosën “përfundimisht” ta shuanin Valbonën dhe lumin e saj. Nuk dua të them përfundimisht, prandaj dhe po e vendos në thonjëza, sepse nuk dua dhe as nuk do e besoj që nuk do ta dëgjoj më këngën e atij lumi. Ju, keni në dorë timonin apo jo?”.

Timoni që unë kam në dorë nuk drejton gjykatat, e dashur vajzë nga Tropoja! Sepse gjykatat janë një pushtet tjetër, i pavarur siç i përcakton kushtetuta dhe i korruptuar siç i përcakton populli; opinion që unë e ndaj plotësisht. Timoni që unë kam në dorë drejton thjesht dhe vetëm shumicën qeverisëse. E cila po ju mësoj nëse s’e dini apo nëse e keni harruar, ka ndërmarrë me kurajo e vendosmëri reformën në drejtësi dhe ka mundësuar Vetingun, të vetmet gjëra që mund të bënte pas çerekshekulli kalbëzim të drejtësisë, një shumicë qeverisëse e përgjegjshme për rolin e saj, në shërbim të drejtësisë që duan e që meritojnë njerëzit e këtij vendi. Por ju mbase e ligështuar prej vendimit të gjykatës, nuk doni ta dëgjoni këtë arsyetim, sepse përndryshe nuk do të ma kërkonit mua që me timonin tim të kthej nga rruga makinën e gjykatës!

“Prandaj bëni diçka se timoni po ju ikën nga duart! Bëni diçka ju lutem që të mos jeni as ju as ne humbës!” vazhdoni ju.

Në fakt unë e kam bërë detyrën time, domethënë gjithçka që mund të bëja, për një projekt që të miratuar më parë nga dikush që fjalën Tropojë e ka dëgjuar shumë dekada para meje dhe Valbonën e ka shijuar mijëra e mijëra herë më shumë se sa unë. Në projektin e miratuar prej tij nuk ishin dy, sa janë sot, po katër HEC-e dhe plus një varg të tjerësh me radhë, bash 13 HEC-e(!) përgjatë Valbonës! Dhe këta katër, që kishin kry punë me shtetin me të gjitha letrat, ishte qeveria ime që i frenoi për t’i rishikuar, duke i reduktuar në dy në numër dhe transformuar në formë e përmbajtje; ndërkohe që vargut të 9 të tjerave nuk u janë dhënë letrat e fundit që u mungonin.

Do të më vinte keq nëse do ta merrnit këtë shpjegim si fajësim të atij që i’a bëri peshqesh Tropojës e Valbonës këtë zhvillim të paarsyeshëm, sepse në fakt çka dua të bëj është vetëm t’ju tregoj se e kam bërë gjithçka ka qenë e mundur me timonin tim, që dy HEC-et e dala nga rishikimi të bëheshin miqësore me mjedisin. Dhe më besoni, janë shumë më të pranueshme se ç’ishin, edhe pse unë ato leje s’do t’i kisha dhënë kurrë (por as nuk i anulloja dot, sepse janë dhënë nga qeveria shqiptare e kjo, ligjërisht do të mjaftonte që në rast anullimi, HEC-et të bëheshin prapëseprapë – jo 2 po 13 – edhe shteti të merrte penalitet financiar, për mohimin po nga qeveria shqiptare të një të drejte të dhënë më parë).

“Po ju lutem, po ju përgjërohem ashtu siç nuk i jam lutur as përgjëruar askujt më përpara! Po ju lutem të vini dorën në zemër, po ju lutem me lot në sy! Po ju përgjërohem sepse vetëm ju mund të bëni diçka ! Ju lutem zotëri! Mos i lini të na e shkatërrojnë Valbonën! Do jem në pritje të një përgjigje nga ju, një përgjigje që uroj të vijë para se të jetë shumë vonë…”, përfundon letra juaj.

Përgjigjja ime siç e shihni erdhi shumë shpejt, edhe pse jo ashtu siç do ta donit ju përmbajtjen e saj! Sepse timoni që unë kam, nuk është çudibërës dhe makina që unë drejtoj as nuk i neutralizon dot të gjitha minat e vëna në të shkuarën në rrugën tonë, as nuk hyn dot në korsinë e pavarur të makinës së pushtetit gjyqësor. Të cilën vetëm zbatimi i reformës në drejtësi dhe Vetingut, mund ta çojë për skrap që, pastaj të futet në atë korsi një makinë e re me shoferë që nuk grabisin pasagjerët e tyre.

Por sidoqoftë, në mbyllje, për aq sa mund të vlejë kjo që po ju them, mos u ligështoni më shumë se sa ç’duhet, sepse Valbona nuk do të shkatërrohet nga ndërtimi i atyre dy HEC-eve! Thjesht nuk do të jetë më virgjëresha që ishte, por jini e bindur, do të mbetet një shtojzovalle e mrekullueshme me dy nishane të pakuptueshëm në trupin e saj.

Më poshtë, letra e botuar dje në TemA, nga Edona Haklaj

Letër Ramës, nga një vajzë Tropoje…

14 komente në “LETRA/ Edi Rama i kthen përgjigje vajzës nga Tropoja: Timoni im nuk është çudibërës, gjëmën e bëri një djalë Tropoje…”

  1. Jimi says:

    Pergjigje dinjitoze per nje leter dinjitoze!

  2. aleko says:

    letra dhe pergjigja jane te dya dinjitoze, edhe pse shume njerez ende nuk dine si funksionon shteti kapitalist ,duke hequr paralele me shtetin e diktatures ku drejtesia dhe cdo gje tjeter varej nga qeveria..

  3. Alban Dega says:

    On Friday, June 23, 2017, Alban Dega <[email protected]

    Leter e hapur gjithe shqiptareve

    VOTONI PER SHQIPERINE QE DUAM

    – Edi Rama nuk eshte si te tjeret….
    Eshte kryekalores i politikes shqiptare

    Nga Agim e Alban Dega , Nju Jork

    Jemi 10 vota Dega ketu ne Nju Jork… te dhjetat jane per Shqiperine qe duam!
    Asnje nuk do te hidhen pasneser ne kuti edhe per faj te Edi Rames . Ka nje te gjashten e tij.
    Pese te gjashtat i kane parardhesit e tij… E pane diasporen si nje lope qe vetem milet.
    Harruan se qe te milet lopa duhet ushqyer, ruajtur, mbareshtuar…
    Edhe ne kete pike Edi Rama nuk eshte si Berisha, Nano, Meta, Berisha 2, 3.
    Edi Rama nuk eshte si te tjeret. Te pakten e mbajti nje Kuvend mbarekombetar me e per diasporen.
    Besojme ne fjalen e premtimin e tij se ne zgjedhjet ardhshme do te krijohen mundesite qe votat tona, votat e diaspores te mos shkojne per lesh…
    As tani ne e familja jone nuk i lam te shkojne nul !
    Familja jone ka edhe 59 vota ne Tirane, Shkoder, Tropoje e gati ne tere Shqiperine…
    Do te votojne edhe per ne sic e premtuan pa ua kerkuar e pa i paguar!
    … E di qe e keni zemren ketu me 25 qershor… Rrini te qete se do votojme edhe per ju… Do te votojme per Shqiperine qe duam… Per Edi Ramen… Eshte ndryshe nga te tjeret… Eshte me i miri !, na tha sot ne Skype njera nga motrat, duke na dhene edhe titullin e shkrimit…
    Te njejten premtim perseriten edhe 5 pjestare te familjes se saj !
    Jo vetem ata, por edhe 53 familjare e te afferm te tjere…
    Faleminderit vellezer e motra biologjike!
    Faleminderit te gjithe shqiptareve qe do votojme pasneser per Shqiperine qe duam !
    Pse!?
    Shqiperia qe duam nuk u shpik nga Edi Rama as nga PS-ja.
    Shqiperine qe duam e nxoren nga zemra e shpirti rinia studentore e mbare shqiptaret qysh ne Dhjetorin historik te nentedhjetes…

    Shqiperia qe duam !

    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike!
    Shqiperia qe duam eshte aspirata e 95 per qind te shqiptareve qe e duan SHBA-ne dhe BE-ne, shtetin ligjor e Reformat demokratike e shtetformuese ne Energji, Aresim, Shendetesi, Polici e Rend, e Territorit, me ne krye Reformen ne Drejtesi e Vetingun, qe do ti hapin shume shpejt rruget e Evropes e te Amerikes popullit me properendimor e me proamerikan , bile edhe me proamerikan se vet amerikanet, ne Evrope dhe ne Bote !
    Kush beri me shume, kush luftoi me shume, kush rrezikoi me shume se Edi Rama per keto aspirata.
    Kush i dha me shume pushtet LSI-se e Ilir Metes, Lulezim Bashes e PD-se, PDIU-se e Shpetim Idrizit… se Edi Rama dhe Shqiperia qe duam !
    Po pergjigjemi me pergjigjen e liderit te PD-se dhe kolegeve te tij " ne nuk do ta kishin bere kurre nje gje te tille"
    Faleminderit per sinqeriterin !
    Cilat ishin premtimet madhore qe beri Edi Rama pas fitores plebishitare si ndaj shqiptareve dhe nderkombetareve!?
    Asnjehere ai nuk premtoi as luge floriri as bollek, as mrekulli e as " ceka te bardhe" per askend !

    Premtimi madhor i Edi Rames !

    – Une do bej Shtet ishte krye premtimi i tij… E mbajti si askush tjeter deri sot. Sakrifikoi gjithcka deri edhe pushtet, rrezikoi deri edhe karriken e tij per Reformat shtetformuese e Shpetimtare per Shqiperine e per shqiptaret pa dallim sidomos per Drejtesine dhe Vetingun!
    A nuk u votuan ato me 100 apo gati 100 per qind te votave!
    Kush pervec disa hijenave politike e mediatike ne sherbim te tyre mund ta quajne Edi Ramen te deshtuar !?
    Ndaj vellezer e motra shqiptare peshoni mire voten tuaj para se ta hidhni!
    Votoni per Shqiperine qe duam te gjithe !
    Votoni per Edi Ramen!
    Edi Rama nuk eshte njesoj si te tjeret.
    Edi Rama eshte ndryshe!
    Le te flasin fakte te gjalla qe i kemi pare e i kemi perjetuar te gjithe.
    Cuditerisht asnje prej tyre nuk i kemi degjuar nga goja e Edi Rames dhe e stafit te tij politik e elektoral !!!!
    Ia kemi borxh tia kujtojme se edhe ketu ne kryeqytetin e Botes jemi ngazellyer , e kemi ndjere veten krenare kur shoke e shoqe, kolege e rsstesore na thonin ju shqiptaret kini nje kryeminister te pashem dhe shume mendjemprehte…
    – I shkriu ne gaz edhe Obamen dhe Biden dje ne Shtepine e Bardhe… Rralle krere shtetesh priten ne Zyren Ovale…. Rama Is a great and brave man! Nuk nguroi kritikoje as Trumpin… Miku i mire ti thote kater te vertetat ne sy!
    USA people don't like and don't need asskisers . Populli amerikan nuk i do dhe nuk ka nevoje per bythelepires !
    Sot kryeredaktori i gazetes “Express” te Kosoves Berat Buzhala iu drejtua shqiptareve me nje thirrje aspak suprize per seren e tij : Mos votoni per Ramen ! Mos votoni per Edi Ramen se ai na shan e ofendon ne gazetareve…. Konkluzioni i Buzhales: Rama do te perfundoje si Mourinho …

    Vetvrasja donkishoteske e nje hiene serbe !

    Jo sot por prej tre vitesh Berat Buzhala ka vene ne gryken e topit cdo veprim, cdo fjali, cdo veprimtari te kryeministrit te Shqiperise. Tonet e tij jane ngritur deri ne skajshmeri mbas vizites teper te suksesshme te Edvin Rames ne Beograd.
    Deklarata thelbesore e Edvin Rames ne Beograd ishte pyetja dermuese qe i drejtoi kryeministrit serb Aleskander Vucic: “Mos valle do ta transportoni Trepcen nga Kosova ne Beograd….”
    Goditje nokauti ne shpirtin e politikes kolonialiste e terroriste serbe ndaj Kosoves e shprehur ne parullen “ Trepcja prodhon- Beogradi nderton “ Pse !? Teme ne vete.
    Pas Kurierit serb, Sputnikut rus…. gazeta qe sulmoi me ashper kete deklarate burrerore sa edhe realiste e atdhetare te kryeministrit shqiptar, Expressi e sulmoi ate me ashper derisa botuesi i saj Buzhala doli edhe me slloganin ala serb te “kombit kosovar” pa e ditur se cfare do te thote fjala dhe nocioni komb !
    Tani me pak se 24 ore para zgjedhjeve dhe vetem dy dite mbas Sputnikut rus eshte perseri Berat Buzhala qe del me thirrjen ala Putin, ala Vucic, ala Athine per te mos votuar per Edvin Ramen !
    Edi Rama do te perfundoje si Murinho, thote i gjori Buzhala duke ia kaluar edhe Don Kishotit me marrezine e tij. Zot falja mekatet! Nuk e di cfare ben e cfare shkruan! As te genjej nuk di i shkreti.
    Shtrohet pyetja e thjeshte: Si ka perfunduar Zhose Mourinho !?
    Trajneri qe me ekipin qe drejton fitoi titullin e Kupes UEFA, trofei i dyte me i rendesishem i Evropes mbas Kupes se Kampioneve.
    Siguroi pjesemarrjen direkte ne Kupen e Kampioneve te Evropes!
    Ka fituar Kupern e Kampioneve te Evropes,
    Zhoze Murinho eshte trajneri me i paguar e vleresuar ne mbare Boten.
    A nuk u zgjodh Murinjo " Trajneri me i mire ne Bote" !?
    E mjerani Berat Buzhala i qan hallin kaloresit te futbollit evropian e boteror Zhoze Murinjo dhe kaloresit te politikes shqiptare Edi Rama!?

    Kaloresi i politikes Shqiptare…

    A nuk ishte Edi Rama qe shenoi te vetmin rekord boteror te nje politikani shqiptar “ Kryebashkiaku me i mire ne Bote” per kthimin e Tiranes nga nje nevojtore bidonvilesh ne zemren e saj ne nje metropol evropian, sic shkruanin “ Le Monde” e Parisit, " The Times” e Londres , “ El Pais “ e Spanjes, dhe mbreti i shtypit te lire boteror "The New York Times” .!?
    A nuk ishte Shtepia e Bardhe , Presidenti, Zevendepresidenti e gjithe maja e administrates se Obames qe i beri Edi Rames nje pritje qe nuk i eshte bere asnje politikani e lideri shqiptar deri sot jo vetem ne SHBA !?
    A nuk ishte Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel qe e priti me te gjitha nderimet e vleresimet maksimale kryeministrin e Shqiperise Edi Rama ne Berlin dhe e vuri ne krahun e saj te djathte ne te gjitha taklimet me lideret e Ballkanit e me gjere !?
    A nuk ishte Presidentja e Zvicres qe e priti me te gjitha nderet e vleresimet per here te pare ne histori nje kryeminister shqiptar, Edi Ramen !?
    A nuk u takua dhe bisedoi si i barabarti me te barabartin e pa paguar asnje qindarke e jo 300 000 euro si Lul Basha, me Presidentin amerikan Donald Trump, me kryetarin e BE-se, me Kancelaren gjermane Merkel, me Presidentin e porsazgjedhur te Frances Macron dhe veteranin turk Erdogan, Sekretarin e Pergjithshem te NATO- s, me Kryeministrin e Greqise Cipras, te Kanadase Trudeau, me te gjithe kryetaret e shteteve
    dhe qeverive te Evropes ne Bruksel!?
    A nuk ishte djepi i demokracise boterore, qendra e kultures evropiane e boterore, Franca dhe Presidenti i saj qe i dha Edi Rames titullin me te larte “ Kalores i Legjionit te Nderit”.
    A lexuat dhe pate me syte tuaj deklaraten e Bernard Kushner, ish – Guvernatori i Kosoves dhe ish- Shefi i diplomacise franceze qe e vleresoi Edi Ramen e Shqiperine si faktor paqeje, sigurie dhe stabiliteti ne Ballkan" dhe si kombinim politik "midis Macronit dhe Tony Blayer " !?
    Na gjeni emrin e nje udheheqesi a politikani shqiptar qe ka arritur keto lartesi!?
    Na gjeni edhe nje kalores tjeter te politikes shqiptare ne histori qe te kete marre keto nderime e vleresime nderkombetare!?
    Zero ! Pse ?! Per syte e bukur te Edi Rames !?
    Evropa dhe Bota vleresojne punen e jo gunen e cilitdo e ne baze te tyre te vene kapelen !
    Pse ?Sepse Edi Rama eshte Zhoze Murinho i politikes shqiptare!

    Vota per Shqiperine qe duam !

    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret per Zhoze Murinhon!
    Po golat nuk i bejne gazetaret ! Golat i bejne futbollistet nen drejtimin e trajnerit! Po te mos ishte sporti dhe futbolli gazetaret sportive do te hanin vetveten !
    Pak a shume i njejte eshte edhe raporti midis politikes dhe gazetareve e analisteve politike !
    Cka nuk kane thene e nuk thone gazetaret e Kazanit si Aleksander Frangaj e Blendi Koran Toptani, Berat Stanishic Buzhala, Andi Putin Bushati, Artan Hafije Hoxha, presidenti me gishtin e Berishes ne prapanice , Shkulshkulaku e korporata e marionetave dhe frymezuesit e tyre politike per Edi Ramen.
    Po gazetaret nuk e bejne politiken! Aq me pak gazetare qe e shohin e njohin ate si politike kazani.
    Gazetare e analiste qe me shume se gazetarin, te cilet vetem ia ndotin emrin, bejne instruktorin e se keqes, e dhunes, e antishtetetit!
    Aq me pak gazetare qe ngrene zerin e perplasin grushtet qe kerkojne me hir apo pahir cka ata mendojne duke e paraqitur veten si gjithckadites e gjithckaberes si kjo lukuni hijenash qe perdorin gazetat e ekranet si mjete shantazhi e gjobvenie per politiken e politikanet, si zhvates te pasurive e taksave te shqiptareve!
    Ndaj eshte koha edhe per nje Reforme te thelle e Veting mediatik e politik per ti spastruar te dyja nga krimet e siperpermendura ! Pa vonese e pa meshire !
    Eshte zakoni me i keq i humbamenove, i hupanave, sic u themi ne ne Malesine Gjakoves, qe te shpfin e trillojne per njerezit e suksesshem..
    Edi Rama eshte ndryshe nga te tjeret!
    Edi Rames i flet me shume puna se sa guna!
    Natyrisht Edi Rama, si cdo qenie njerezore e aq ne teper politikan, nuk eshte i perkryer .
    Edi Rama eshte me i miri nder politikanet shqiptare deri tani!
    Ndaj vellezer e motra shqiptare votoni per Shqiperine qe duam.
    Votoni per kaloresin e politikes shqiptare Edi Rama !
    Cdo vote per Edi Ramen e PS-ne pasneser eshte vote per Shqiperine qe duam e sic e duam !
    Vota per Numrin 2 ne fletevotimet e 25 qershorit eshte vote per Shqiperine qe duam, per politikanin Numer 1 shtetberes te Shqiperise !
    Mos nguroni ! Votoni per Edi Ramen e PS-ne !
    Votoni per Shqiperine qe duam !

  4. Albamich says:

    Tani si qeveri mund te paguanit ca penelitete per heqjen e ketyre 2 hidrocentraleve nga Valbona, por e kam parasysh qe do fillonte i trimi Tropojes te akuzonte per korupsion.

  5. mirel says:

    Me nje fjale pergjigja e Edit eshte keshtu:
    “Me kujtohet qe e kam vizituar Tropolin si student i arteve..dhe pata deshiren ta pikturoj peisazhin e bukur me pisha, ere mali dhe uje kristal nga ai i Valbones. Pasi isha pak koketrashe se nuk dija si ta pikturoja vendosa te behesha politikan njehere dhe pastaj ta zhvilloja sa me mire konceptin tim artistik si tja bej portretin peisazhit te Valbones. Si perfundim peisazhi doli nje hidrocentral.
    Tani jam i sigurt se peisazhi mori vlere dhe drite.” Virgjeresha e cvirgjeruar do te jete prape e mrekullueshme. Do ta martojme me biznesin koncesionar. Ju mund te thoni e vrate, po une ju them se vetem e sher.hyem
    Domethene po ja ndjejme lezetin virgjerise.
    Keshtu eshte dhe me Vjosen.
    Ju premtojme se do ta shke.dhejme dhe ate deti ne rrez..she nuk do ti leme mangut asgje cdo shqiptari dhe hajvani qe na voton.
    Do jua martojme te gjitheve. Ashtu sic jua martoi Berisha.
    Dhe ta kini per nder.

  6. Turisti Valbones says:

    Ja pra Edona, do me per Belulin? Po pse moj shushke,perpara se tja coje Rames letren e hapur, pse nuk ja cove dhe nje leter sali berishes pri Tropoje? Megjithate asnjehere nuk eshte vone,beju burrnesh dhe ashtu sic ja cove Kryeministrit Edi Rama,ku na u pergjerove per Valbonen, coja dhe nje leter te hapur publike ish Kryeministrit sali berisha,i cili eshte ai dhe ish qeveria qe drejtonte ai,qe ja beri peshqesh Valbones, dhe gjithe Shqiperise ate shkaterrim. Plus, te takon ti kthesh pergjigje Kryeministrit, jemi ne pritje,por dhe ne pritje ti drejtohesh sali berishes.

  7. REZI says:

    Uroj që të kuptohet përgjigja e sinqertë e Ramës. Ku ishte kjo vajzë e shumë të tjerë që na shesin moral, kur Salët e Lulashët e Monikët i vunë kazmën shtetit e ligjeve? Mirë shumë që reagojnë por më parë se t’i kërkojnë që të gjitha zgjidhjet e problemeve të bëhen nga Rama, të ngrenë zërin kundër atij që i vuri flakën Shqipërisë e tani na shet moral, atij të vilave tek gjiri i lalzit, të pafytyrëve demokratikë që kurrë s’u bënë demokratë.

  8. Shemia says:

    Per mua, hidrocentralet ne kuadrin e sistemimit te nje lumi, me projekte, brenda kriteresh qe permiresojne mjedisin, e bejne edhe me terheqese Valbonen.

  9. Dash says:

    Me gjithe shikimin kritik qe mund te kem personalisht per problemin ne fjale ,pergjigja e Rames eshte realiste dhe ske nga ta zesh..bemat dhe fantazma e Berishes do vazhdojne gjate. ??? Rama

  10. Osman Qystri says:

    Pergjigje e mencur qe ben vend ne zemren e çdo shqiptari qe e do vendin e tij dhe qe kupton nga pak per qeverisjen e vendit, investimin dhe ndertimin e veprave publike.

  11. Albamich says:

    RRESPEKTE ED RAMA nje pergjigje e sakt e bukur dhe shum domethense , kjo vajza tropojes bashk me djemt e tropojes duhet ta din mir qe , jan djemt e kqinj te tropojes qe e shklaterruan valbonen dhe tropojen , me ne krye djalin e viçidolit sali ram berishen , kta ja dhan te drejten te tjerve per perfitime personale te vendosin hece ne valbon , kjo vajza esht e pa sinqert esht pak hipokrite , se kte e di fort mir qe me PDne e saliun i kan shkaterruar gjerat si ne rastin e valbones dhe llogarin e kerkojn gjetiu ja kerkojn kundershtarit te tyre , jan njerez te shejtanizuar e mashtrus ordiner duan dhe te vjedhin dhe te akuzojn te tjeret per vjedhjen dhe demet qe kan sjell vet tja faturon KRYEMINISTRIT sot , si gjithmon stil verior xhvat vidh shkaterro dhe akuzo kundershtarin , RRESPEKTE kryeminister nje pergjigje brilante nga ana juaj , gjykatat i ka saliu ta di kjo vajza tropojes se nuk ma do mendja te jet kaq naive saç hiqet. kte e di ter bota .

  12. lala says:

    ateher sipas llogjikes time ju jeni bashkpuntor me djalin nga tropoja,sepse ju ngeli goja burg burg po per ke per te gjithe fukarenjt , ju that do bashkeqeverisni me popullin ku e ke….e ke kaluar gjth shqiperin ne depresion ju thoni per djalin nga tropoja qe ka bere faj po burgu ku eshte per djalin nga tropoja.ju jeni trim ne oratori kurse ne vepra jeni frikacak..ky vend ka 100 vjet qe vuan,por sic duket durimit po i vjen fundi kujdes.se ju po flisni si fliste enveri yne ne emer te popullit.por ne ate kohe nuk vdiq njeri per buk nuk u hodhen nga taraca nuk varen veten prandaj shikoj keto gjera.une qe po te kritikoj jam popull qe te votoi me shum besim tek ju tani ju na humbet besimin un qe te votova ju kerkoj doreheqjen ju do ta jepnit doreheqjen edhe pse e kerkon nje njeri i vetem ne europ ku ju thoni se do na cosh nje kryeminister do ta merte parasysh edhe nje kerkes te vetme pra e shikon ku eshte ndryshimi me ju ,,,,,kthelloju se ne qofte djali nga tropoja eprishi ju po e shkateroni .behu me shum social humanitar jo cinik se per ciniket ska respekt

  13. Lexues says:

    Ato dy leje, thote ky, une nuk do ti kisha dhene por s’kam cfare t’i bej tani. Nese Berisha ka shkelur ndonje ligj duke dhene ato leje, ke per detyre te faktosh shkeljet dhe ta ndjekesh penalisht. Nese ligjet per mjedisin lejojne qe nje kryeminister te kryeje te tilla poshtersi, atehere ke detyre te ndryshosh ligjin qe raste te tilla te mos perseriten.

  14. Alban Dardani says:

    …. Ne te brezi moshuar, ky leter kembim na ngjan si dikur ato te Lezanit te Matit. . te Alos n Librazhdt. Delijorgjit Girokastres. Athinas Permetit…etjer,…qe propogandonin arritjet ,e “shperthenin nismat revolicionare”. apo te atij PUNETORIT NAFTES, nga letra e te cilit Enveri zbulol grupin armiqesor te NAFTES. Direkte e indirekt Ai ISHTE NJESHI, urdheronte Organet ligjvenese dhe te gjitha hallkat e levat….qe i sherbrnin.PARTIS SHTET.
    ,….. SAK REDESI ne se letra qe i drejtohet Kryeministrit eshte. e natyrsheme apo e stisir . Aja jep mundesime qe zoti Rama te shpalose qendrimet e pikpamjet ne lidhje me HIDROCENTRALET E VALBONES
    PRA ME NJE “GUR VRET DISA ZOGJ”. A i thot se nuk jam une shteti, nuk jam une ligji e shume te tjera .per te cilat njerzit duhet te mesohen ku e si ti kerkojme..l…
    …Rreziku edhte, se mbas ca vitesh , oreksi shtohet.Nga 2 behe3,e 4……Athere. .. Rama do jete.”plakur” dhe i mbetet te kendoje se bashku me paraardhesin kengen e “Valbones.”
    ,..VALBONA. VALBONA… TE KEQEN TA BONA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje