Pse u ndal dëbimi i një familjeje shqiptare nga Gjermania?

9 Nëntor 2017, 16:45Kronika TEMA

Një familje shqiptare prek zemrat e berlinezëve. Familja e Xhezo Ajazajt ndodhej para dëbimit, por reagimet bën që senatori i Berlinit të ndryshojë mendje. Rreziku nuk ka kaluar, por të paktën rasti do të rishqyrtohet.

Nga  Lindita Arapi

Kur kthimi i një familjeje shqiptare refuzohet edhe nga një politikan i AfD-së, partia ekstremiste e djathtë gjermane që njihet për parullat e saj kundër të huajve dhe islamit, atëherë duket se diçka nuk shkon me politikanët e landit të Berlinit. Georg Pazderski, (AfD), i njohur me rastin e familjes Ajazaj u shpreh pro qëndrimit të familjes shqiptare, shkruan gazeta gjermane „Bild”, duke theksuar se AfD „do të mbështeste votën e komisionit për shqyrtimin e rasteve të veçanta.”

Megjithëse shpesh në politikën gjermane dëgjohet refreni se kush është integruar e ka punë të sigurtë mund të jetojë në Gjermani, realiteti për emigrantët është më i vështirë.  Sidomos të ardhurit nga Ballkani kthehen nuk kanë asnjë shans për njohjen e azilit. Shqipëria e Kosova janë vende të sigurta origjine. Shpresa e vetme për të ardhur në Gjermani mbetet ardhja me një vizë pune. Xhezo Ajazaj e ka këtë punë ndërkohë, familja është integruar në jetën gjermane, ndërkohë në Berlin ka lindur edhe vajza e tretë e Xhezo Ajazajt. „Vajzat flasin më mirë gjermanisht se shqip”, ka rrëfyer ai për mediat gjermane.

„Pllakashtruesi më i mirë”

Para gati tre viteve 31 vjeçari erdhi në Gjermani bashkë me familjen e tij. Tani ai punon me kontratë të plotë tek një firmë gjermane si pllakashtrues . E la Shqipërinë, „se nuk kishim asgjë”, është shprehur 31 vjeçari për Berliner Zeitung që kërkoi një jetë më të mirë në Gjermani. Shansi i tij me sa duket erdhi edhe për shkak të punës së palodhshme të Xhezo Ajazajt, i cili arriti të kishte një punë me kontratë të pakufizuar. Drejtuesi i firmës së ndërtimit ku punon ai, Martin Habeland e cilëson atë „pllakashtruesin më të mirë, që ka” dhe se ai punon sa për tre vetë, shkruan „Berliner Zeitung”. Ai u angazhua shumë që familja dhe punëtori i tij më i mirë të  qëndrojnë në Gjermani.

Të shihet si rast i veçantë

Rasti i i Xhezo Ajazajt u kthye në temë debati në politikën e landit të Berlinit. Politikanë të partive të ndryshme në parlamentin e landit kanë kërkuar që familja të qëndrojë, për shkak se është integruar dhe. Politikani i partisë liberale, FDP, Sebastian Czaja shprehet se „imigrantët e integruar në mënyrë të suksesshme pas vitesh me tolerim qëndrimi dëbohen, ndërkohë që rrihet duarkryq për ata që refuzojnë integrimin.”

Ndërsa i ngarkuari i Berlinit për integrimin, Andreas Germershausen, shprehet se ai dëshiron „që të shfrytëzohen mundësitë e komisionit për raste të veçanta.” Me sa duket integrimi i suksseshëm i familjes, Ajazaj ka bindur senatorin për çështjet e brendshme të Berlinit, Andreas Geisel, sepse u vendos që dëbimi i familjes të pezullohet dhe të shqyrtohet edhe një herë rasti. Pasiguria se do të kthehet sërish aty e ka rënduar jetën e familjes në javët e fundit, por tani Xhezo Ajazaj dhe familja e tij mund të marrin frymë lirisht dhe të shpresojnë. Të shpresojnë që autoritetet gjermane të vendosin për qëndrimin e tyre të përhershëm në Gjermani./dw/

 

2 komente në “Pse u ndal dëbimi i një familjeje shqiptare nga Gjermania?”

  1. kozmo says:

    ATA QE PUNOJNE SI KALI DHE GOMARI NUK I LARGOJNE !!!!

  2. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    Asnje ”xhezo” shqipfoles ne Gjermani…………………. sapo shkeli ne token gjermone ja mbushi barkun Hanemes duke pjelle gyzelaq per te marre nenshtetesi,tipike kjo metode islamikesh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje