Dosja e Ilir Pajës që u lirua sot/ Nga vrasja në Gjermani, tek arratisjet nga burgjet e Italisë

9 Nëntor 2017, 13:10Kronika TEMA
Dosja e Ilir Pajës që u lirua sot/ Nga vrasja në Gjermani, tek

Ilir Paja, i dënuari që sot la qelinë, është një personazh i njohur për arratisjet spektakolare nga burgjet italiane. ‘BalkanWeb’ sjell një dosje të 45-vjeçarit, që nga akuzat për vrasje, deri tek dy arratisjet e tij nga paraburgimi.

Paja vuante një dënim si fajtor i “plagosjes së rëndë me dashje” të policit Blendi Haxhimiali, gjatë operacionit për arrestimin e tij, në mars 2008, në Tiranë. Paja u akuzua dhe për disa vepra penale të kryera në territorin italian, mes të cilave edhe “vrasje me dashje të mbetur në tentativë në bashkëpunim”, “rrëmbim dhe mbajtje peng të personit” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

Ilir Paja ishte person në kërkim ndërkombëtar, sepse ndaj tij është dhënë dënimi për një vrasje të kryer në Gjermani. Ndonëse ai u arrestua në Itali, pas disa muajsh dënim, në qershorit 2006, ai ka mundur të arratiset nga paraburgimi i Perugia-s, duke përdorur çarçafët si litar, deri në arrestimin e tij të dytë, më 4 shtator 2006. Ai u ndalua në Itali dhe ndaj tij u shtua edhe akuza për shfrytëzim prostitucioni. Por ai ka mundur të ikë sërish nga burgu, në 14 gusht të 2007-ën, ndërsa policia ishte duke e transportuar me ambulancë, për shkak se i dënuari ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasjen.

Kësaj here kishte bërë si i sëmurë psikik dhe kur e kishin transportuar me ambulancë kishte filluar të rënkonte e të tërhiqte vëmendjen e policit kryesor. Kur ky është afruar, Paja i ka dhënë një grusht në fytyrë. Më pas ka hapur derën e autoambulancës dhe është larguar me vrap, ku ka kapërcyer një mur të lartë dhe ka ndjekur linjën e trenit. Edhe pse policët kanë qëlluar në ajër, nuk ka ndaluar. Më pas është futur në një pyll dhe është zhdukur. Pas arratisjes së dytë në Itali, Ilir Paja është kthyer në Tiranë, ku jetonte i fshehur dhe është arrestuar sërish.

Duhet të theksojmë faktin se Paja u akuzua si autori i vrasjes së një shtetasi nga Ekuadori dhe plagosjes së një tjetri, pas një grindjeje që kishte për motiv ngacmimin e një femre ekuadoriane, në kohën që ajo ishte me bashkëshortin e saj. Një tjetër episod i rëndë, sipas akuzës, ishte ai i dhunimit seksual të një 19-vjeçareje rumune.

2 komente në “Dosja e Ilir Pajës që u lirua sot/ Nga vrasja në Gjermani, tek arratisjet nga burgjet e Italisë”

  1. Klithma kunder poshtersise says:

    Ore dallkauker , me plote kuptimin zagare , do beni “veting” ju ???? !!! Ju qe nuk arrini te mbani nje kokerr krimineli ordiner ( vrases , perdhunues , trafikant kelysh kurve i lindur ne ferra) brenda hekurave por e lironi atehere me thoni se si do ti mbani (rrasni) ne burg “peshqit” e medhenj te lidhur me pushtetet dhe politiken ????!!!!!! Dele dhe cjeper shqipetare mos u lodhni kot se nuk behet veting ne ate vend jo !!!!!! Te vine FBI -istat me kuç e me maç nuk ja dalin fares se keqe qe ka “pushtuar” ate vend !!! Me mire ta kthejne ne poligon te raketave berthamore, keshtu nese mbetet ndonje i gjalle ndoshta me “mend” te tjera per ta filluar nga fillimi ndertimin e rendit shoqeror si ne epoken e gurit !!!!

  2. kunder poshtersise says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje