“Shqiptarët janë kthyer në zotër të trafikut të drogës në Holande dhe kontrollojnë portin më të madh në Europë”.
Shqetësimin për rritjen e kriminalitetit shqiptar në vendin e Bashkimit Europian e ngre kryeprokurori i Roterdamit, Marc van Nimwegen.
Në një intervistë për Vizion Plus ai thotë se rrjetet e organizuara kriminale të shqiptarëve kanë arritur të kontrollojnë pikat kyçe në importimin e kokainës që nga burimi në Amerikën Latine duke furnizuar më pas vendet e Bashkimit Europian.
“Më lejoni së pari tju them se Roterdami është një qytet multinacional dhe ne kemi një nga portet kryesore të botës.
Është një port gjigand me logjistikë të madhe dhe gjithashtu përdoret nga kriminelët për trafiqe ilegale.
Kemi probleme të krimit multinacional me organizata kriminale nga e gjithë bota.
Vitet e fundit kemi parë se disa rrjete fluide të kriminalitetit shqiptar kanë arritur të sigurojnë pozicion shumë të fortë e të rëndësishëm në portin e Roterdamit.
Fillimisht ata ishin në Blegjikë ne Antverp dhe tashmë kanë arritur një pozicion ekonomik të paligjshëm në portin e Roterdamit.
Ata duket se janë të aftë të kontrollojnë pikat e tyre në importimin e kokainës nga Amerika e Jugut ne Roterdam dhe më pas nga Roterdami duke furnizuar Europën” deklaroi Marc van Nimwegen.
Van Nimëegen shprehet se nga kontrolli i trafikut të lëndëve narkotike në Antverp të Belgjikës tashmë trafikantët shqiptarë janë përqendruar në zonat me influencë ekonomike si portet, ku shqetësim është pastrimi i parave.
“Trafikimi i lëndëve narkotike është një nga pikat ku ata fokusohen dhe më pas pastrimi i parave.
Grupet kriminale shqiptare arrijnë të mbledhin shumë para nëpërmjet trafikimit të drogave të forta dhe në fund të ditës ata duhet ti pastrojnë këto para”, u shpreh kryeprokurori.
Shqetësimin për kriminalitetin në rritje por dhe grupeve të strukturuara në trafikimin e qenieve njerëzore delegacioni i nivelit të lartë ia raportoi dhe autoriteteve shqiptare gjatë vizitës 4 ditore në vendin tonë.
“Ne gjithashtu kemi disa shqetësimë për rrjete të ndryshme të cilat krijojnë lehtësira në trafikimin e qënieve njerëzore.
Të tilla grupe sigurojnë dokumenta të falsifikuara dhe fitojnë mjaft nëpërmjet tyre, i fusin njerëzit në kontenierë frigoriferikë duke i rrezikuar jetën.
Këto janë arsyet e vizitës sonë në Shqipëri për të ndarë problemet tona dhe diskutuar me autoritetet shqiptare.
Ne e bëmë diçka të tillë. Gjithashtu jemi këtu për të parë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit tonë me organet ligjzbatuese”, tha zoti Van Nimwegen.
edhe sikur te gjithe shqiptaret qe jetojne ne vendet euopiano perendimore te merreshin me trafik,nuk do mjaftonin per tu bere zot.ka shume,por jo zoterues.ne cdo grup qe del 5 dalin shqiptare dhe 25 vendalinj.
o plehra qe e keni bere mode te pergjithesoni shqiptaret. O zyba qe nuk ofendoni gay por ofendoni nje popull te tere. Po mire ne kriminelat por ju cfare mut shteti keni qe nuk i arrestoni dhe te mos i lini te behen zoterinj…. jeni plehra dhe keni 30 vjet qe na tundni si kembore BE…
Keto jane dobiclliqet e paguara nga lulezim basha dhe sali berisha me parate e rruges se kombit dhe te mashtrimeve me tenderat e 8 viteve qeverrisje te saliut.
Ky idjoti qe ka ardur ne shqiperi duhet ta dije se ne shqiperi jo te gjithe jane te trashe si saliu e lulezimi.
Nese problemi qe ky shtron ka arritur ne nje nivel te tille gati paralizues prej shqiptareve atehere mos valle ky ka ardhur ne shqiperi per te pyetur qeverrine shqiptate a jane dakord qe grupet kreminele shqiptare ne holland te ndalohen dhe denohen???
Kur e dika qe jane shqiptaret perse nuk i arreston per ti denuar???
Hollanda me prodhim vjetore 800 miliard euro po qan hallet me shqiperine me te ardhura 800 milioneshe.
Ky nuk ka probleme me krimin shqiptar si po e pershkruan por ka probleme korrupsionin shqiptar qe e paska infektuar dhe shemtuar si lulezim bashen e sali berishen.
Ju (hollandezet) para se te vinin ne europe shqiptaret ishit vendi i pare ne europe per perdorim te lire , per trafikun e droges gjithashtu dhe per perdorim e saj keshtu qe nuk ta kane fajin shqiptaret ,por vete ju, ligjet tuaja , botkuptimi juaj mbi drogen dhe konkretisht marihuanen . Nese ju keni nje fare zilie me shqiptaret se ndoshta ata ju ” moren punet ” atehere ajo eshte ceshtje tjeter , mund te flasim sa te doni , vecse do dalim ne nje perfundim qe nuk jane shqiptarep problemi primar, po ligjet tuaja , shoqeria juaj , thjesht shqiptaret jane rufeprites , por jo arsyeja ………….
kjo eshte nje hipokrizi e gjalle e europes plake, e cila po i ben shqiptaret si delja e zeze, shqiptaret nuk e sollen drogen ne europe ate e gjeten aty , dhe trafikantet me te fuqishem jane vete hollandezet, harron ky hipokrit prokuror rastet e droges qe dilte me me thase 100 kilogame kokaine ne plazhet e hoolandes e te belgjikes dhe te gjitha anijet ishin hollandeze, para nje viti u kap ne antwerpen 400 kg kokaine dhe ata ishin belg e jo shqiptare o prekuror leshi , dhe dolen nga burgu pas 6 muajsh, prandaj lereni shqiptare se jane sardele ne krahasim me ju o peshkaqene.
Epo edhe kot fare nuk besoj se ia fur ky. Pse na kane inat?