FOTOT/ I dha fund jetës duke u hedhur nga ura? Flasin miqtë e të riut: Ja e vërteta

8 Nëntor 2017, 16:49Kronika TEMA
FOTOT/ I dha fund jetës duke u hedhur nga ura? Flasin miqtë e të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Qukës të Librazhdit, ku një 18-vjecar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e Urës së Bushtricës duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 12:00.

Mësohet se i riu që u hodh është Fation Feci në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit (personi në foto).

Një nga miqtë e viktimës tha për “BalkanWeb” se i riu ishte një djalë normal dhe nuk kishte shfaqur shenja të dukshme se mund të ndërmerrte aktin e tillë. Sipas tij, ngjarja ka qenë e papritur dhe shokuese për të gjithë të afërmit dhe miqtë.

Ndërkohë nëna e të riut, sot në mëngjes i kishte rrëfyer mësueses se i biri ditët e fundit kishte qenë i mbyllur dhe duhet të kujdesej pak për të.

Nga ana e saj mësuesja thotë se nuk ka vënë re ndonjë shqetësim tek 18-vjeçari. Paraprakisht hetuesit nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të riut.

1 komente në “FOTOT/ I dha fund jetës duke u hedhur nga ura? Flasin miqtë e të riut: Ja e vërteta”

  1. Jimi says:

    Ku eshte e verteta se na plaset!? O jemi ne te shkrehur qe nuk dime te lexojme, o jeni ju te shkrehur qe nuk dini se cfare shkruani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje