Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është në seancë dëgjimore për projektin buxhetin e 2018 në komisionin e Sigurisë Kombëtare.
“Buxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.
Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit.
Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.
Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot.
Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare” deklaroi ai.
Diskutimet te Komisioni i Sigurisë Kombëtare
Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit
Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra
Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.
Xhafaj: Me këtë buxhet përballojmë shumë mirë përgjegjësitë tona. Nuk është parashikuar ndonjë rritje e vecante për policët. Pagë e vecantë për oficeret që do te angazhohen drejtpërdrejtë në Task Forcen “Forca e ligjit”. Si modeli i Byrosë së hetimit.
Do të ketë shtesë punonjësish në SHCBA. Na duhet dinamikë në këtë drejtim. Janë 14 punonjës policie që SHCBA i ka larguat nga sistemi. Kjo shifër nuk na bën të ndihemi mire. Ne 1 janar nis vettingu në polici. Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia. I bashkohen Task Forcës qendrore dhe ne 12 drejtoritë rajonale
Xhafaj: Nuk do të ketë më gjobë të mbushur me dorë nga polici, por të jetë elektronike që të mos ketë mundësi abuzimi nga policia rrugore. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet, jemi në diskutim me disa agjenci që duan të ndihmojnë përmes donacioneve, mes të cilëve vodafone. Kemi plan me qeverinë austriake për radarë dhe kamera në cdo rruge të vendit
Flamur Noka: Kam disa pyteje. Pse nuk eshte sot Haki Çako ketu? Policia që ju drejtoni, a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq një mini jaht pasi plasi skandali i Tahirit. I kujt ishte? A mund të na bëni një koment për fshehjen nga policia të skandalit të Elbasanit? Ju do merrni patente skafi se qeveria e rilindjes e ka bere tradite?
Xhafaj: Unë jam këtu për të mbrojtur buxhetin dhe jo për t’u mbrojtur nga policët. Unë nuk drejtoj policinë, drejtohet nga drejtori i përgjithshëm. Unë jam ministër i Brendshëm. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion sa kohë janë informacione policore. Vetëm kur kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje.
Endrit Braimllari: Kur do e shkarkoni Drejtorin e Pergjithshem te Policise? Ai mban pergjegjesi per situaten ne vend. Jane shkarkuar vartes te Drejtorit te Pergjithshem, ndersa ai nuk mban asnje pergjegjesi. Si e ploteson buxheti juaj nevojat e Policise se Shtetit me qellim qe oficere te larte te policise te mos flene neper pronat e trafikanteve ne qarqe te ndryshme te vendit?
Xhafaj: Nuk shkarkoj drejtorin e policisë se do një parti politike
Po shyqyre more se mbeten duke na futur gjoba sipas qejfit te policit.
Mire te behet edhe ai vetingu sa me shpejt.
Per te luftuar krimin per vec agjenteve do marrim edhe fonde shtese per policine .Prer me teper qe edhe buxheti yne ka pesuar rritje.
Edeh kur kerkon per te miren e vendit qe te kemi ne fund nje lufte me efikase ndaj droges, krimit e krimineleve qe kane bere vend ne sa nuk i prek njeri, tani duhet qe gjerat te ndryshojne.
Kur tregojme qe jemi nje shtet qe ja vlen normal dhe shtetet e huaja nuk kishin si te mungonin ne mbeshtetjen e tyre per keto fenomene shqetesuese. Bravo qe po tregoni qe dini si ta beni punen dhe rendin te lulezoje
Gjith kto investime dhe kto.projekte duan para, prandaj kerkohet shtesa ne buxhet. Po kshu esht kur mesoheshit vetem hiqini parat policis se ska cju duhen, e fillonte makina ngecte ne rrug se skishte naft minimalja.
Ne qofte se nuk do kishte buxhet atehere nuk do miratohej projekti per pajisjet sekret per policine.Per me teper qe nderkombetaret po na mbeshtesin gjithnje e me shume.
I kenaqur qe degjon se kerkesat e policis po realizohen pasi detyra e veshtir dhe profesioni iveshtir per ruajten e rendit publik.
busheti shtese eshte vertet mjaft i rendesishem qe puna e kryer te kete edhe rezultate te mira e te kenaqshme ne fund.
mbeshtetja e te huajve dhe sidomos mbeshretja financiare tregon se do behet nje pune shume e mire ne rradhet e polucise se shtetit.dhe ne fund do jemi te kenaqur nga rezultatet
Bashkpunimi me vendet e huaja tashme ka sjell nje rezultat fantastik. Mbeshtetja eshte maksimale dhe besoj se shume shpjet shqiperise do ti ktheht qetesia
Siguria eshte paresore per vendin dhe besoj se me keto masa te marra shume gjera do ndryshojne dhe do ket zhvillime ne vend
Policia po punon cdo dite per te ulur nivelet e kriminalitetit ne vend.Replika te tilla ne komision jane te kota veten sa per te shmangur temen e dites
Po cfare flisni o ditezinj se ne po themi shyqyr qe po punohet me policine dhe me ne fund rendi dhe siguria te rriten ndersa keta dalin te derdellisin se kane frike nga nje polici e forte.Keta deputete pd kane ardhur aty me fjalim te opergatitur nga kryetariu i tyre se nuk i intereson shume e ardhmja e shqiperise.
Bashkpunimi me SHBA eshte nje shembull per tu marre, tashme kemi plane konkrete per ta bere vendin me te sigurte
Mbeshtetja e shba eshte mjafte e suksesshme per vendin dhe per sigurine kombetare te tij. Vendet e huaja tashme kan besim tek ne dhe po e tregojne at me projekte konkrete