Arrestohet punonjësi i Policisë Ushtarake në Vlorë, mori dy mijë euro për një vend pune

9 Nëntor 2017, 11:34Kronika TEMA

Një punonjës i policisë ushtarake në Vlorë është arrestuar për korrupsion. Sipas policisë së Vlorës, ai është vënë në pranga në sajë të operacionit “Rekrutimi”.

Deraldo Kamberi 23 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake në Vlorë dhe Erlind Varfi, 23 vjeç, nga Vlora, në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë marr një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 euro me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare prej 2000 euro. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim”.

1 komente në “Arrestohet punonjësi i Policisë Ushtarake në Vlorë, mori dy mijë euro për një vend pune”

  1. Klimax says:

    Punesimi me para apo blerja e vendit te punes eshte “ligj” ne Shqiperi! Dhe problemi eshte se protagoniste te ketij morali shoqeror jane te gjithe pa perjashtim si te djathtet (PD, camet e kompani) ashtu dhe te majtet (LSI e “Rilindja” e Rames)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje