Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryqëzimin e Unazës me maternitetin e ri, i njohur ndryshe si zona e Brrylit në Tiranë.
Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Opinion.al një autobot ka përplasur një burrë që lëvizte me biçikletë.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se burri ishte rreth 60 vjeç.
Nga informacionet e para të policëve në vendin e ngjarjes, i aksidentuari ka ndërruar jetë.