VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, makina fluturon si nëpër filma

9 Nëntor 2017, 22:40Kronika TEMA

Janë pamjet e një aksidenti të frikshëm në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, por ABC News siguroi videon nga një kamer sigurie.

Katër makina u përfshinë në ngjarje, dhe një person u plagos rëndë. Siç shikoni dhe nga pamjet, aksidenti ndodhi në një prej rrethrrotullimeve në rrugën transballkanike.

BMV- ja e zezë me shpejtësi të madhe goditi tri makina të tjera, një Renault dhe dy Benz-a.

Në këtë moment në trotuar ishte duke kaluar dhe një grua, së cilës makina i kaloi sipër, por për fat shpëtoi.

Fillimisht BMV u përplas me bordurën dhe doli nga rruga. Ajo fluturoi sipër makinave të parkuara dhe përfundoi e përmbysur. Drejtuesi u dëmtua keq, por është jashtë rrezikut për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje