Pasuria e Tahirit kalon në ‘sitë’, nxirren dosjet nga bankat dhe hipotekat

9 Nëntor 2017, 17:05Kronika TEMA

Përveç hetimit penal, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kalojë në sitë pasurinë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Grupi hetimor i ka nisur shkresa disa institucioneve dhe bankave për të verifikuar të gjithë pasurinë e ish-ministrit duke qenë se për të janë ngritur akuza e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit.

Informacion i detajuar pritet nga bankat e nivelit të dytë, pas verifikimeve te llogarive në emër të Tahirit dhe familjarëve të tij më të afërt.

Një sërë shkresash i janë nisur edhe hipotekave për të pasur një listë të pronave të paluajtshme që ish-ministri i Brendshëm dhe rrethi i tij familjar posedojnë.

Raportim është kërkuar edhe nga drejtoria e transportit rrugor për makinat që janë në emër të ish-ministrit.

Të dhëna, Prokuroria ka kërkuar edhe OSHEE, por pa specifikuar se për çfarë do të shërbejnë në hetimin e kësaj dosje.

Krimet e Rënda me këtë veprim hetimor kërkojnë që të hedhin dritë mbi dyshimet që ata kanë se Saimir Tahiri ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës që kryente grupi “Habilaj” dhe për këtë ai ka përfituar shuma të ndryshme monetare.

Në të njëjtën kohë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Orest Sotën në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe 2 patenta lundrimi të Saimri Tahirit.

Ndërsa drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato ka zhvilluar një takim mesditën e kësaj të enjteje ne prokurorinë e krimeve të rënda. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht hetimi i Sotës dhe ngjarjet e shtatorit ne Elbasan, ku një makinë policie u godit nga një mjet i blinduar.

1 komente në “Pasuria e Tahirit kalon në ‘sitë’, nxirren dosjet nga bankat dhe hipotekat”

  1. harillaqi says:

    Germo o Sali Berisha germo se do gjesh qenin e ngordhur. Prokuroret e krimeve te renda, ( kushurinjet e Saliut),kane mare urdher nga Saliu se si te veprojne,pasi ai eshte me i “mençem” per ksi punes.I pjelle mendja shume te keqija,dhe ai ka lindur per te bere keq te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje